Holanda: Mos këmbëngulni kot, Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave

15 Tetor 2019, 10:33Politika TEMA
Holanda: Mos këmbëngulni kot, Shqipëria nuk është gati

Stef Blok

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sot për zgjerimin.

Ata janë mbledhur në Luksemburg në një samit ku diskutohet për zgjerimin e Unionit.

Pjesë e axhendës është edhe në dokument, për hapjen ose jo, të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Mbetet për t’u parë si do të jetë sot qëndrimi i vendeve skeptike si Franca, Holanda dhe Danimarka.

Edhe pse nuk ka mbështetur ndarjen e rastit të Shqipërisë nga ai i Maqedonisë së Veriut, Franca nuk është treguar fleksibël, ndërsa Holanda ka insistuar për një përgjigje negative.

Ndërkohë, Danimarka mbështet ndarjen e vendimmarrjes.

ABC Neës raporton se Holanda i përmbahet qëndrimit të saj, se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ministri i punëve të jashtme Stef Blok ka përsëritur të njëjtin mesazh në anglisht para takimit të ministrave të Jashtëm në Luksemburg.

“Qëndrimi hollandez është se çdo vend duhet të vlerësohet në bazë të meritave. Të dyja vendet kanë bërë shumë përpjekje.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut ne konsiderojmë se duhet të ndërmerret një hap i rëndësishëm siç është ligji për Prokurorinë Speciale dhe nëse ky kusht përmbushet atëherë ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë.

Lidhur me Shqipërinë, ne mendojmë se ka ende punë për të bërë dhe se vendi nuk është gati për hapjen e negociatave”.

7 komente në “Holanda: Mos këmbëngulni kot, Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave”

  1. H says:

    Janë injorantë , kokëderra , zaptues, dhe duan gjërat me forcë. Ndryshe fillojnë e shajnë e shpifin. Arma e vetme e njeriut të lig , është gjuha e shthurur.

  2. Himara says:

    Do vije dita qe hollandezet, danezet, frengjit do emigrojne ne Shqiperi pasi Hollanda, Danimarka, Franca do behen koloni te Afrikes, te Azise etj.
    Le ti gezojne !

  3. Flamuri says:

    Na tregojne keta by….met se nuk jemi gati!!!!!!!

  4. rexha 10 says:

    DO TA KERKOSHE VLOREN GJENERAL STEF BOKE BUKE ,DO TE BREDHENI SI CIFUTI NEPER EUROPE ,DHE NUKE KENI PER TA GJETUR KURRE.POLITIKA E JUAJ ESHTE SI AJO E LULUSHKES TONE ME BREKE NEPER KEMBE ,OSE PA BREKE FARE. TE VETMET GJE QE SHPIKU HOLLANDA ISHTE ZINXHIRI I PANTALLONEVE TEKE MESHKUJTE .PORE DUHET TA KISHIT VENDOSUR MBRAPA ,DHE JO PERPARA KETE ZINXHIRE,SEPSE AI ISHTE TAMAM PER JUVE. beri te fala hollandezit tonr lilit te vocerr.LULIT.

  5. tropoja 1287 says:

    e more minister deshtak edvin mafia do te hapen negoviatat per t’u zhvilluar juve more jo per ne as duam te dijme per ju as amsterdamin as per shtetin tuaj te degjeneruar se ju keni kurva kanabis ne nuk i kemi keto por ju nuk na doni ne as edvinin te jape shembull me reforma te beheni dhe ju si ne po prit ti se shpejt do re shkruajne monistrat meshkuj te ranes por i ka tredhur ai se ministret mbaruan pune u vkeresuan ju per abortin per bythqira qe jeni tani priteni te shkrusjnr ministrat me ne krye tao tao nga rrajca ,po ju holandeze kot lodhet robi me ju pff keni dhe lagje me drita te kuqe nuk na pranoni okkkkk na u prisha gjiza ne,rrofte shoku edvin djali artist urraaaaaaa

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Ne jemi te lashte ne kto troje.. Juve vini e shkoni.. Nje dite Hollanda e cfare mban rrajoni I ndryshojn emrat e gjuhen.. Nuk na vleresoni dot.. Cdo te thote kjo sjemi gati.. Per civilizim?!?! Smerrni vesh qe nga koha e Skenderbeut.. Kur shqipet benin luftra me 15-20 mije veta, ju zbritet ne toke nga pemet e veriut.. Ik o viking ik laj fytyren tende me beshtymen e tjetrit…

  7. Don says:

    Patjeter qe nuk jemi gati. Keta qe kemi ne krye po na mashtrojne per dite me diell ne lidhje me krijimin e SPAK dhe BKH. U tha qe keto dy organe kaq te rendesishme do te krijoheshin perpara mbledhjes se ministrave te BE qe ne Qershor. Jo vetem qe nuk jane krijuar por pasi iku Shtatori dhe Tetori pothuajse po del, nuk ka asnje progres ne fushen e ketyre organeve te rendesishme te drejtesise. Populli shqiptar eshte popull fatkeq qe nuk formon dot shtet sepse nuk ka drejtesi te pavarur dhe rrjedhimisht i eshte vjedhur prona. Pa prone tek i zoti nuk ka drejtesi dhe pa drejtesi nuk ka shtet, kaq e thjeshte eshte kjo! Pa prone nuk ka marreveshje dmth nuk ka kontrata. Pa prone nuk ka investime. Te qendrojme drejte dhe te jemi realiste. Keta pushtetare qe po vjedhin duan qe antaresimi europian te quhet merite e tyre dhe neser ti thone popullit: – “Shiko ne vodhem por ju futem ne europe ama”-. Antaresimi europian eshte nje formalitet dhe asgje me teper. Ne se ne te gjithe punojme ta bejme shqiperine te begate me djersen tone atehere ne jemi ne europe dhe me mire se ajo ndofta. Norvegjise i luten te futet ne BE europe por ajo nuk ka pranuar kurre ta beje kete. Kur e pyeta nje kolegun tim Norvegjez se perse nuk futeni ne BE ai mu pergjegj : Ne norvegjezet kemi standartin me te larte te jeteses ne Europe dhe jemi nje vend i pasur e i zhvilluar. Me futjen ne BE ne duhet te ndajme mireqenien tone me pjesen tjeter te EU. Kjo thjesht nuk na leverdis. Shqiperia eshte vend i pasur me qeveritare te pasur te korruptuar dhe me popull te varfer. Asnje vend ne EU do te donte te behej ortak e te ndante te ardhurat me nje popull te varfer si shqiperia. Pa u denuar te pandeshkueshmit ne shqiperi nuk ka per te patur te ardhme. Dhe guri i pare i themelit te nje shteti rregullator eshte DREJTESIA e pavarur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje