VIDEO tronditëse: Karrige dhe shishe kokës, plas grushti në dasmë

15 Tetor 2019, 11:48Lifestyle TEMA

Një rrahje masive ka ndodhur pikërisht në ditën kur një çift po festonin martesën e tyre në një hotel, ku si rezultat i dhunës katër persona kanë përfunduar në spital. 

Grushta, shqelma, karrige e shishe janë përdorur si armë gjatë sherrit mes dasmorëve në Ramada Park Hall në Ëolverhampton të Anglisë. 

Videoja amatore shfaq mysafirët duke goditur njëri-tjetrin dhe tërhequr zvarrë nëpër sallë, ku nuk mungonin britmat e femrave që shikonin të shokuara partnerët e tyre të mbuluar në gjak. 

Ende nuk dihen arsyet që quan në këtë rrahje masive, ndërsa policia angleze po heton ngjarjen. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje