Alarmon UNICEF: Fëmijët ose hanë shumë, ose nuk kanë çfarë të hanë

16 Tetor 2019, 14:29Bota TEMA

Agjencia e fëmijëve e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, thotë se një e treta e fëmijëve në të gjithë botën vuajnë nga kequshqyerja  – ose hanë shumë, ose hanë shumë pak. Kështu, në mbarë botën sheh fëmijët obezë dhe fëmijë të uritur, një problem që nuk po i gjendet balanci.

UNICEF gjithashtu thotë se pothuajse dy të tretat e fëmijëve të moshës 6 muaj deri në 2 vjeç nuk ushqehen me ushqime të duhura që i përshtaten moshës.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore thotë se “pavarësisht të gjitha përparimeve teknologjike të dekadave të fundit, ne kemi humbur vëmendjen e këtij fakti më themelor: nëse fëmijët hanë ushqim jocilësor, ata do të jenë të pashëndetshëm”.

Në raportin vjetor të botuar të sot, UNICEF paralajmëron se praktikat e dobëta të ngrënies dhe të ushqyerit fillojnë që nga ditët më të hershme të jetës së një fëmije. Ndërsa fëmijët rriten, UNICEF thotë se “ekspozimi i tyre ndaj ushqimit jo të shëndetshëm po bëhet alarmues.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje