”The Guardian”: Johnson një hap nga marrëveshja me BE

16 Tetor 2019, 11:18Bota TEMA

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian janë në prag të një marrëveshjeje Brexit, shkruan e përditshmja britanike ”The Guardian” duke cituar burime nga Brukseli dhe Londra.

Sipas gazetës, kryeministri konservator, Boris Johnson do të binte dakord për lëshime për zgjidhjen e kufirit irlandez duke pranuar një formë kontrolli doganor midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe.

Johnson kërkon sigurinë që Londra dhe Belfasti të lënë BE-në së bashku dhe të mbeten një territor i vetëm doganor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje