Francezët kapen edhe me Kosovën: Serbisë t’i hiqen kushtet

16 Tetor 2019, 09:43Rajoni TEMA
Francezët kapen edhe me Kosovën: Serbisë t’i hiqen kushtet

Eurodeputetja franceze e Frontit Kombëtar, Julie Lechanteux

Pas sinjalizimeve se Qeveria franceze mund të bllokojë negociatat për Shqipërinë, eurodeputetja franceze e ekstremistëve të “Frontit të Djathtë”, Julie Lechanteux, përmes një letre dërguar Komisionit Europian kërkon të dijë nëse kushti i vendosur për Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian qëndron ende në fuqi, apo jo.

Në letrën e saj, Lechanteux akuzon Ramush Haradinajn se sabotoi dialogun dhe kujton se qëndrimet e ish-Kryeministrit të Kosovës janë kritikuar si nga diplomacia e Bashkimit Europian, ashtu edhe nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

“Në dritën e këtyre zhvillimeve, a e mendon Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë se kushti i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën mund të qëndrojë ende për Serbinë?”, pyet eurodeputetja franceze.

Në përgjigjen që Komisioni i ka kthyer përmes vetë Komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn, konfirmohet qëndrimi se normalizimi i marrëdhënieve është kusht si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë në mënyrë që të dyja vendet të vazhdojnë avancimin në rrugën e integrimit europian.

“Pa një normalizim efektiv të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian nuk mund të ketë stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon. Një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme dhe e zbatueshme për normalizimin është urgjente dhe thelbësore për Serbinë dhe Kosovën që të ecin përpara në rrugën e tyre drejt BE-së”, thuhet në përgjigjen që Komisioneri Hahn i ka kthyer eurodeputetes franceze.

Letra mbyllet me pritshmërinë që ka Bashkimi Europian që të dyja palët të tregohen më serioze dhe më të gatshme për të biseduar, si dhe të vetëpërmbahen nga veprimet dhe provokimet që prodhojnë një klimë kundërshtuese me normalizimin e marrëdhënieve.

7 komente në “Francezët kapen edhe me Kosovën: Serbisë t’i hiqen kushtet”

  1. Buda says:

    Shqiperia dhe Kosova vuajne sindromen e A;li Pashe Tepelenes dhe Kara Mahmut Pashe Bushatlliut,
    te cilet duhej te bashkoheshin per te krijuar shtetin shqiptar,
    por secili luftoi per vete dhe trojet shqiptare u copetuan midis fqinjeve

  2. D... says:

    Kjo eshte futyra e vertete e Frances , hipokrizi ,papergjegjshmeri (mjaft te kujtosh se cfare kombinuan ne Libi pa ja bere syri terr) dhe prosllave historikisht , ….si i behet , te kthehemi prape te Enveri? Marredhenje te ngushta me Kinen , armatim kinez , dhe marredheni reciproke deri ne cinizem me te gjithe , sidomos me gjitonet ballkanike…( e thene nga nje ishstudent i dhjetorit 90 , i zhgenjyer nga Europa k…..)

  3. Vatra says:

    Fucking frogs…K’to ndyresirat Franceze kane punuar gjithemone kurdra Shqiperise dhe ne favor te Rusise dhe si pasoje Serbise, dhe gjithe ashtu edhe Greqise. Ne 1911 k’to qelbsira frogs nuk donin qe Shqiperia te egzistonte fare, e shtyre nga Rusia, Franca kemguli qe Shqiperia te ndahej. Po Ashtu dhe ne 1945, Ch. De Gaulle inkurajon Churchillin qe Çameria ti jepej Greqise. Ne 1999, nen urdhrat e Kremlinit, Zhak Shirak ne konferencen e Rambujes kemgul ne rezoluten 1244, qe ligjerisht nuk i jepte pamvarsi Kosoves por vetem mbrojtje te perkohshme. Sot eshte Macroni qe mbain pishtarin e Rusise kundra Shqiperise dhe Shqipetareve. Shqiperia nuk bllokhet se nuk ka mbushur kushte, por kjo eshte nje lufte kundra nje shumice Muslimane qe ka Shqiperia, kjo ka qene lufta gjithmone kundra Shqiperise e shpallur nga Franca, qe kjo e fundit eshte perdorur si nje zagar nga Rusia gjithenje. Fuck the frogs…Pse duhet te jemi pjese e nje organizate qe nuk na don?

    1. cic mic says:

      sh e sakte edhe ne njerez jemi, durimi ka kufi. pse edhe femijet e mi duhet te rriten me kete fryme te kote nqs ata sna duan

  4. Jimi says:

    Me shum se kurre tanime nuk i duhen hequr kushtet Serbise . Duket qe qendrimi i hapur i Frances kunder hapjes se negociatave Shqiperise per ne BE, eshte nje lloj shantazhi politik edhe ndaj ndaj politikes se Kosoves kunder Serbise !? Historikisht eshte i njohur qendrimi armiqesor i Frances ndaj Shqiperise dhe shqiptareve, si dhe qendrimi shum miqesor ndaj Serbise dhe politikes se saj kunder shqiptareve.

  5. Tepelena says:

    Cfare eshte e vertete eshte fakti qe myslimanet urrehen kudo qe jetojne pa permendur kongresin e Berlinit 1878 dhe ate te Londres 1912-13 ku Shqiperia humbi Epirin dhe Camerine terrorizmi dhe Kosova ne rreth me aktive si pjesmarse me xhihadin dhe keq qeverisjen ashtu si edhe Shqiperia. Cfare kemi bere ne si Shqiptare per njeri tjetrin per perparim e kuture. Vetem ate qe thote i madhi Konica qendron si veteshkaterim dhe vdekje kombetare dhe vetvrasje kolektive: ne vetvete deshira per hakmarrje eshte susta me e fuqishme e shpirtit shqiptar.

  6. Fieraku nga Ferrasi says:

    Ore francese te qelbur Ju edhe ushtarit Frances qe i Kane bere bustin ne Belgrad ja Kane vene koken nga bytha krahet nga kembet e keni pare apo jo.atje afer klanit te zemunit.
    Po’ skeni faj kur ska Zot shtepie per te qene tallni bythen
    Zaten Skemi pas tash 30 vjetlene sto 50 vjet qe shkruan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje