‘Plas’ në Gjirokastër, futbollistët e Luftëtarit bojkotojnë stërvitjen sepse s’kanë marrë rrogat. Trajneri grek e paguan qiranë nga xhepi

16 Tetor 2019, 12:00Sport TEMA

Kulbi i futbollit Luftëtari po zhytet keq e mos më keq. Edhe pas largimit të Gole Tavos nga presidenca, problemet financiare janë aty.

Sot futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen në shenjë proteste për mosmarrjen e rrogave prej disa muajsh. Burime të Argjirolajm.net thonë gjithashtu se edhe trajneri grek i ekipit, qiranë e shtëpisë në Gjirokastër deri më tani e ka paguar vetë.

Në disa raste ai ka paralajmëruar se nëse kjo situatë do të vijojë gjatë, do të largohet nga drejtimi i ekipit. Nuk dihet në këto kushte se si do të veprojë presidenti Bekim Halili dhe administratori Artan Laze.

Burimet i thanë Argjirolajm.net se drejtuesit e Luftëtrit kanë mbajtur shpresën tek paratë që mund të japë Bashkia Gjirokastër.

Por kryebashkiaku Flamur Golemi e ka thënë publikisht në mbledhje të Këshillit Bashkiak se do të japë para vetëm për Akademinë e Luftëtarit, ndërsa për klubin, 75% e aksioneve të të cilit janë tek privati, nuk ka asnjë detyrim të bëjë pagesa mujore në formën e subvencionit.

Golemi ka kërkuar kryerjen e një auditimi të të gjithë financave që Bashkia Gjirokastër i ka kaluar Luftëtarit në këto vitet e fundit.

Ndërkohë qindra milionë lekë janë borxhet që klubi ka ndaj të tretëve, përfshi këtu edhe Tatimet. Nëse kjo situatë vazhdon, gjasat janë që Luftëtari të prekë fundin gjatë këtij sezoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje