Angela Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira për Shqipërinë e MV. Macron: S'i t'ua shpjegoj francezëve unë, një vendim pozitiv për Tiranën?!

17 Tetor 2019, 09:59Politika TEMA

Gjermania ende kërkon gjetjen e një pozicioni të përbashkët me Francën për çeljen e negociatave. Presidenti Macron, që kundërshton çeljen e tyre përmend numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Brexit do të jetë tema qendrore në samitin dyditor të Bashkimit Europian që fillon të enjten në Bruksel. Arritja e një marrëveshje në minutën e fundit po kërkohet intensivisht nga të dyja palët. Megjithëse Brexit nuk qëndronte në axhendën e ditës ai do të sundojë orët e debatit që ishin planifikuar për buxhetin e BE-së për vitet e ardhshme. Me interes pritet po ashtu se si do të pozicionohen vendet e BE në deklaratën e përbashkët të samitit për Turqinë dhe ofensivën në Siri.

Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira

Një temë tjetër në samit është edhe grindja në BE për çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Me veton që vuri Franca në takimin e ministrave të Jashtëm të BE të martën i ktheu kundër shumë vende anëtare që e kërkojnë çeljen e negociatave.

Kjo temë u diskutua edhe në takimin mes Merkelit dhe Macron në Tuluzin francez, ministrat e të dy vendeve nënshkruan projekte të përbashkëta në drejtim të politikës së mbrojtjes.

“Si Gjermania edhe Franca janë ende duke punuar për të gjetur një pozicion të përbashkët deri në samitin e BE, që duhet të miratohet edhe nga vende të tjera”, tha Merkel.

Por në deklaratën qeveritare të enjten në Bundestag, para largimit në Bruksel, Merkel tha “më duhet t’iu them se shanset nuk janë shumë të mira.”

Në përgjithësi, Merkel e vlerësoi samitin në Bundestag si të pasugirtë në rezultatet e tij.

“Nuk mund të them se si do të përfundojë ky samit”, tha ajo.

Një ditë më parë Merkel i kishte relativizuar pohimet, se mes Gjermanisë dhe Francës ka diferenca të mëdha në drejtim të perspektivës së anëtarësimit të të dy vendeve ballkanike. Të dyja palët e mbështesin perspektivën e anëtarësimit, tha Merkel në Tuluz të mërkurën. Ajo e mbështet madje dëshirën e Francës për një reformim të procesit të anëtarësimit që duhet të jetë transparent dhe i kthyeshëm në rast të zhvillimeve negative. Sipas Merkel, bisedimet e anëtarësimit duhet të fillojnë, kur të sqarohen çështje të caktuara. Por në këtë rrugë “ka disa nuanca të ndryshme”, tha ajo.

Macron: Shqiptarët të dytët ndër azilkërkuesit në Francë

Presidenti Macron i vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut, por këtë herë do të zgjasë pak më gjatë deri sa të fillojnë negociatat, tha ai.

Macron, i cili deri më tani, kundërshtimin e tij e kishte argumentuar me thellimin e BE para zgjerimit, pranoi në konferencën e shtypit me Merkel edhe arsye të brendshme që e bëjnë Francën të hezitojë.

“Shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë, në këto kushte është e vështirë t’i shpjegosh popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend”, tha Macron.

Më parë edhe kreu i Dhomës Lindore të Tregtisë të Ekonomisë Gjermane, Michael Harms ishte shprehur për fillimin e shpejtë të bisedimeve me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi për ndryshimin e atmosferës në këto vende që janë shumë proeuropiane.

Më parë kishte pasur zëra që shprehnin zhgënjimin e Gjermanisë për rezistencën e Francës kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth, (SPD) u shpreh, se nëse BE nuk ia del dot të rrisë prezencën Ballkan, rrezikon një vakuum pushteti që mund të mbushet nga fuqi të tjera. Gjermani është “shumë e zhgënjyer” që nuk mund të mbahet ajo që është premtuar disa herë, tha Roth. Sepse me çeljen e negociatave bëhet fjalë për “një sinjal të qartë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe pajtimin për të gjithë Europën.”

Në samit do të ketë përpjekje për të bindur Macron. Argumenti i fuqishëm i përkrahësve të çeljes së negociatave është vënia në diskutim e besueshmërisë së BE, kur nuk mban premtimet. Nga qarqet qeveritare gjermane është bërë e ditur, se puna vazhdon intensivisht. “Kjo nuk është një temë që do të trajtohet si ndër të tjera”, tha një përfaqësues gjerman.

8 komente në “Angela Merkel: Shanset nuk janë shumë të mira për Shqipërinë e MV. Macron: S’i t’ua shpjegoj francezëve unë, një vendim pozitiv për Tiranën?!”

  1. SHKELZENI says:

    NGA AZIL KERKUESIT FRANCA FITONE PASI ATA NUK PAGUHEN NGA MUTUEL FRANÇAIS JANE ORGANIZMAT BOTERORE QE PAGUAJNE DHE FRANCA OSE BIZNESI FRANCESE FITONE DUKE I FUTUR NE HOTELE MERDE ME CMIME TE LARTA.
    SHQIPTARET NUK KANE TE DREJTE AZILI ATEHERE FRANCA PSE I PRANON ? CFARE FSHIHET .
    FRANCESET NUK I DUAN SHQIPTARET NE EUROPE
    NDAJE MIS U LODHNI KOT SHIKON DREJTIM TJETER

  2. Qinani says:

    Azilantet.
    Shqiptart dun t rrijn t flejn mos t punojn t pordhnojn t bejn krime dhe po ja the t hidhen fyt ,ke sha ti mo shkerdho…
    He dun edhe t behen lidera..kudo..edhe n burg edhe n parlament edhe n lagje..edhe n shkretetir ku ska asgjo..
    Madje edhe n hon ta cosh shwiptarin do mendoj sesi m u bo i pari i gjithsis.
    Rrota bolesh cari…

  3. alphade says:

    Shpjegoi francezeve si eshte puna e jelekverdheve qe i vune flaken
    Parizit te dashur per te gjithe boten e qyteteruar ?! Kete shpjegoi
    francezeve more racist i tipit te Milloshevicit.. ! Disa qindra shqiptar
    iu paska vene ne rrezik,ndersa Parizi eshte “nxire” nga raca zeze
    afrikane. Dhe kete e them jo per racizem por per milionat e afrika-
    neve qe ju kane “zaptuar” realisht ! Thuaje hapur zoti “MAKARON”
    se je RACIST ndaj shqiotareve sepse je benjamin i “NUN” i Serbise.
    Me tej, ne keto kushte, Shqiperia dhe lideret e saj duhet ta ndaje
    shapin nga sheqeri me Europen. Te falenderoje nga zemra Zonjen
    e MADHE, MERKEL per kontributin e madh qe i ka dhene kombit
    Shqiptar dhe te gjithe atyreve qe kontribuan ndaj ceshtjes shqiptare
    dhe perfundimisht t’i drejtoi syte nga Atdheu i Madh i Vashingtonit
    duke organizuar fillimisht nje Referendum gjitheperfshires popullor,
    brenda dhe jasht kufijve shteteron per aderimin e vendit tone ne
    .familjen e madhe amerikane. Do te ishte nje arritje e papare strate-
    gjike nese Shqiperia dhe Kosova te paiseshin me STATUSIN e Porto
    Rikos: ” ESTADO LIBRE ASOCIADO” ! Shumekush mendje “nditur” do
    te thote se “Amerika eshte larg” ! Gjepura ! Amerika e Madhe nuk
    eshte me larg se Anglia e Vogel ne raport me Hong-Kongun qe vetem
    nje dekade me pare e leshoi kete vend ! Prandaj, zoterinj europiane,
    ju i keni borxhe te medha Shqiperise dhe akoma vazhdoni me remini-
    sencat e paragjykimet tuaja anakronike ,mesjetare ! Zgjohu,Zoti MAKA-
    RON ,zgjohu !!!

  4. shqiptari says:

    Mos u merzitni se vjen USA e Izraeli dhe è plotesojne
    ato boshllekun e BE

  5. Eri says:

    Po shfrytazimin qe u ben shteteve Afrikane si ju a shpjegon francezeve???? Po frangun afrikan me cte drejte Franca shtyp para per Afriken??Francezet po paten te hane e po paten per te zhvatur vendet e tjera ne rregull jane.Po pe verteta eshte se Franca ka qene eshte dhe do te mbetet armike e betuar e Kombit Shqiptar.Ne shpresojme qe Franca te shperbehet dhe te marre rrokullimen.Dhe ne shqiptaret do te perpiqemi per kete gjithmone.Do japim kontributin tone per degjenerimin e shtetit tuaj armiqesor.

  6. tropoja 12486 says:

    s ka faj macron,çedhtjen e azil kerkuesve ai e sheh ne adpektin qe…franca i deporton te gjithe po te doje por…ai pyet veten si ka mundesi qe ikin gjithe keta njerez nga vendi tyre kur nuk ka lufte? nuk ka emerghence natyrore katastrofe? nuk ikin as nga serbia as bosnja as maqedonia mali zi qe jane si ne akoma jashte europes,atehere ai e ve gishtin te pa punesia pa siguria ne vend krimi kortuosioni mos zbatimi ligjit vjedhja e votave keto jane arsyet qe vendi nuk hecen perpara nuk ka zhvillim nuk behen reformat e kerkuara nga BE kaq pastaj vet macron do te jete france superfuqi ne europe nuk do te bindet gjithmone si qenush para merkelit si edvin mafia erdoganit dhe vuçiç ,plus vizita e tij pas shume vitesh ne serbi tregon aleancen e vjeter me sllavet gjithesesi rama nuk mund te kerkoje edhe korrupsion edhe krim dhe te hapen negociatat ncuq…jo te gjitha,vendi po shpopullohet si ne luften e kosoves po ketu me keq me ramen pis kryeminister ,prandaj bravo dhe macron per qendrimin e tij

  7. Like floriri says:

    Shpjegimi me i mire eshte se pse nuk i do besimet e tjera fetare. Nese te kane ardhur maje hundes algjerianet e te tjere dhe nuk ke cfare u ben mbasi ata kane mbajtur ish perandorine franceze, tani kerkon te hakmerresh me ne shqiptaret. Kjo eshte mendoj e verteta. Ato se nuk di cfare tu thuash francezeve jane brockulla , as u plas fare per ne shqiptaret.

  8. pato says:

    pyetja eshte ” Si tu marre une vota popullit Francez” te tjetrat jane pordhe me rigon nga njerez te ekstremit te djathte qe linden nga pallimi i forte qe ben ushtaret gjermane ne France e Hollande! Po ca te besh, kemi njerez te pa bythe ne krye te vendit qe tu thone disa gjera hapur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje