Asad reagon ndaj sulmit të Turqisë: Do i përgjigjemi agresionit me të gjitha format

17 Tetor 2019, 19:50Bota TEMA

“Siria do t’i përgjigjet agresionit turk, kudo në territorin e saj, me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”-deklaroi presidenti sirian Bashar al-Asad, pas vendimit për të dërguar trupat qeveritare siriane në mbështetje të forcave kurde të shënjestruara nga operacionet ushtarake të Ankarasë.

Duke dënuar “agresionin” e Turqisë, Asad u zotua se Siria “do t’i përgjigjej Turqisë dhe do ta përballonte atë, në të gjitha format , në çdo zonë të territorit sirian dhe me të gjitha mjetet e mundshme ligjore”.

Ky është reagimi i parë i Bashar al-Asadit pas vendosjes së trupave qeveritare në zonat në veri të Sirisë ku pakicat kurde që nga 9 tetori janë vënë në shënjestër të operacionit ushtarak të Ankarasë.

Bashar al-Asad nënvizoi se Siria po i kundërpërgjigjet “pushtimit” të Turqisë “në shumë zona, duke goditur forcat dhe terroristët e mbështetur prej saj.

3 komente në “Asad reagon ndaj sulmit të Turqisë: Do i përgjigjemi agresionit me të gjitha format”

  1. El Topo says:

    Nje mut ke bere deri tani se ka 8 dite Turqia qe ka sulmu.

    Erdogani ka bere marrveshje me Putinin dhe ndoshta edhe Trump se ty nuk te pyet njeri.

  2. Flm says:

    Hahaaa gazetaret turkoshak deri dje shkruanin qe Turqia ne aleanc me Sirin luftojn Kurdet.
    ###
    Hajde te bindje popullin torollak, qe informohet nga telenovelat Turke qe ndodhte e kunderta, deri sa vet gazetaret i korigjuan te vertetat e dukshme.
    ###
    Agresioni Turk kundra nje shteti sovran si Siria duhet te denohet, per c’do lloj shkaku qe ndodh, dialogu diplomatik dhe institucionet nderkombetare duhet te jene zgjidhja e c’do problemi dhe jo armet.

  3. Gimi says:

    E more Bashar. Te ishte Mirdita e Gjela Bibes po.E shkaterronte ushtrine turke brenda dites. Por jo ti me ushtrine tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje