VIDEO/ Xhaçka: Ja si dislokohen ushtritë me gjithë mjetet, armatimin dhe pajisjet. Batalioni B2K i certifikuar nga NATO, në Gjirokastër brenda një dite

17 Tetor 2019, 10:44Kronika TEMA

Një batalion i tërë u zhvendos brenda ditës nga Tirana në Gjirokastër, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ndërsa theksoi se B2K është i gatshëm të dislokohet kudo ka nevojë NATO.

Duke ilustruar mënyrën sesi dslokohen ushtritë me gjithë mjetet, armatimin dhe pajisjet, ministrja Xhaçka publikoi dislokimin e gjithë B2K në Arshi Lengo të Gjirokastrës.

“Jeni kuriozë sesi dislokohen ushtritë me gjithë mjetet, armatimin dhe pajisjet?

Shikoni në pak sekonda dislokimin e gjithë batalionit të II të këmbësorisë në Arshi Lengo të Gjirokastrës!

Qëllimi, për të rritur aftësinë dislokuese larg rajonit të përqendrimit të përhershëm.

B2K është certifikuar nga NATO dhe është rezervë operacionale e KFOR.

B2K është i gatshëm të dislokohet brenda 2-3 ditëve kudo dhe kurdo NATO ka nevojë” shprehet ministrja e Mbrojtjes.

2 komente në “VIDEO/ Xhaçka: Ja si dislokohen ushtritë me gjithë mjetet, armatimin dhe pajisjet. Batalioni B2K i certifikuar nga NATO, në Gjirokastër brenda një dite”

  1. Loni says:

    Bli ndonje blind a avion….

  2. xhemal says:

    per mendimin tim shqiperia nuk ka ushtri.kjo force eshte thjesht nje simbol.shqiperia e ka trasferuar sigurine tek te tjeret.i vafte mbare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje