Zv.kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas bllokimit që Franca i bëri hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“E vërteta troç!
Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka, zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!
Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës, aspiratën tonë evropiane, te përjetshme, ja dëshmon kujtdo që s’na njeh, zoti Conte, kryeministër i Italisë!
Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!
Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne, zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!
Ju jemi mirënjohës pa fund!
Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!
Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme, nuk na njeh hiç;
Duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg;
I bëjmë ne punët tuaja, madje më të rëndat, madje duke u keqpaguar e diskriminuar.
Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë”, shkruan Braçe.(TemA)
Pékin, Washington, Saint Petersburg, London, s’janë dakord me VETO të tilla.
po ik o mi halesh ! u bone ti me mashtru popullin o hipokrit e legen 1 m e 20 cm !
Ja ke fut kot , Plako !
Po pse ketu brace,,,,,,ketu punojne nga mengjesi ne dark dhe marin 150 mije lek. Ne muaj p,sh fasonet por ne 80% te rasteve spaguhen ,I rrahin ,I shahin,,,,,,,,,sindikat ska shtet ska prandaj nga syt kembet. 1 dit pun ne franc 1 muaj pun ketu