Të gjithë drejtuesit kryesorë në BE, në një zë kundër Macron: Reagime të ashpra ndaj qëndrimit francez për Shqipërinë

18 Tetor 2019, 21:04Politika TEMA

Debati për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, siç pohuan vetë liderët, ishte i gjatë dhe shpesh herë edhe i ndezur, por në përfundim, rezultati ishte dëshpërues.

24 vende ishin pro çeljes së premtuar të negociatave, tre kundër. Pati madje edhe skenarë të tjerë, siç ishte ai i sakrifikimit të Shqipërisë për të shpëtuar Maqedoninë e veriut, por as kjo nuk e bindi Francën. Në përfundim, zhgënjimi ishte i qartë.

“Ky takim me historinë shkoi keq. Në vitet 1400 ato territore ranë nën sundimin otoman. Pas luftës së dytë botërore, në regjimin komunist. Kanë një jetë që duan të hyjnë në Evropë. Aspirata e tyre është të hyjnë në Evropë. Tani, 2019, do të kujtohet për një gabim historik.

Për këtë më vjen shumë keq. U mundova t’i bindja të gjithë se kjo aspiratë, e komuniteteve me shumicë myslimane që kanë një formim kulturor evropian, duhet plotësuar.

Duhej patjetër të hapnim negociatat. Më vjen shumë keq. Në këto momente, jam pranë komunitetit shqiptar dhe maqedonas. Kanë bërë shumë përpjekje. Italia do të jetë gjithnjë pranë tyre, në ndihmë të tyre”, tha kryeministri italian Conte.

Edhe kancelarja austriake, Brigitte Bierlein, shprehu keqardhje dhe premtoi se vendi i saj do të vazhdonte të mbështeste Tiranën dhe Shkupin.

“Kjo është për të ardhur keq. Austria dhe vendet e tjera u angazhuan që nga fillimi për hapjen e negociatave. Maqedonia e veriut dhe Shqipëria i përmbushën kushtet e komisionit dhe ne mendojmë se e kishin të drejtën e hapjes së negociatave.

Vendimi nuk është marrë për shkak të qëndrimit të disa shteteve dhe kjo nuk është shenjë e mirë për solidaritetin e BE dhe për sigurinë në rajon”, tha ajo.

Keqardhje për mosarritjen e konsensusit për Tiranën dhe Shkupin shprehu edhe kryeministri i republikës ceke, Andrej Babish dhe ai i Kroacisë, Andrej Pnekovic, për të cilin, mos hapja e negociatave dhe kërkesa për ndryshimin e rregullave të lojës, ishte e gabuar.

Raportuesja për Kosovën në PE, Tanja Fajon kritikoi ashpër francën duke e akuzuar se po luan një lojë të ndyrë politike çmimin e të cilës do ta paguajnë të tjerë ndërsa ish kryeministri suedez, Carl Bildt tha se Franca, Holanda dhe Danimarka, duke bllokuar hapjen e negociatave, kanë shkelur angazhimet e mëparshme dhe kanë ulur besueshmërinë e BE.

3 komente në “Të gjithë drejtuesit kryesorë në BE, në një zë kundër Macron: Reagime të ashpra ndaj qëndrimit francez për Shqipërinë”

  1. Kim été says:

    U tregua ” minable ” Franca. S’kanë faj jelek verdhët që duan të largojn Presidentin e tyre para 2022. Të mbajmë distanc me ta deri sa të kuptojn gabimin. Kush e ka rradhën për veto negociatash pas Parisit ?. Ndoshta Spanja

  2. Doda says:

    Sistemit komunist ti rruani karet se kishim shtet dhe nuk e rruanim per kerken , sot i lepini bythen dhe koqet te terve dhe nuk ju dhjesin me nje mut , ne komunizem ishim ne vendin ton dhe nuk pirdhnim per kerken ne kte bot , e shikoni qe nuk ju dhjet njeri, nuk ju a ka fain sundimi otoman , se mos ishin te paret tan qe frenuan osmanet , kta kurvat e europes do benin ramazonin sot , por zaten ne per te tjeret jemi vrar gjithmon , dhe nje her qe luftuam per vendin ton te ter deshmoret i shpallem kriminela , mos hani mut me komunizmin se ju la njerez me dinjitet , me shkolla uzina fabrika me nje industri dhe me nje armat me intelektual , sot jeni ber te ter dallkauk mashtrus hajdut e te degjenerum dhe e kerkoni fain tek komunizmi , ikni ore pirdhuni , me amut zogun ne qender te tiranes jeni identifiku te ter si popull , shikoni huqet veset e atij sharlatani ata ju shkojn per shtat , kerkojani kti sistemi arsyen pse nuk ju dhjesin fare , mos ja kerkoni baballarve tuaj popull dallkauk i degjenerum . Ne at sistem jetonim te lir ne pjesen e diellit ton qe na lan te paret tan dhe se rruanim per kerken gazetar zhulca.nuk ju do njeri se jeni njerez me vese te pista , ne kohen e komunizmit kur dilnin jasht SHQIPTARET rrespektoheshin me shum nga te ter , pyesni shoferet e albanias te asaj kohe ta merni vesh te verteten tamom.

  3. Late says:

    Sot Franca nenshkroi fillimin e reaksionit zinxhir te shembjes se keshtjelles prej rere “BE”. Shume shpejte, nxenesve ne shkolla do u thuhet “na ishte njehere nje BE”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje