Në rrezik është kredibiliteti i Bashkimit Evropian

18 Tetor 2019, 13:21Bota TEMA

Franca ka përmendur arsye proceduriale për bllokimin e dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i anëtarësimit i BE-së ka nevojë të ribëhet tërësisht. Mbështetësit e futjes së dy vendeve ballkanike në rrugën e anëtarësimit në BE argumentuan se të dy i kanë përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian, dhe se kredibiliteti i bllokut do të dëmtohet keqas nëse nuk i përmbush premtimet që ka bërë

Aspiratat evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të presin. Udhëheqësit e BE patën një debat të tensionuar deri vonë pas mesnate në lidhje me dy vendet e Ballkanit, por në fund nuk arritën dot në një marrëveshje, madje as edhe për një deklaratë qetësuese, që do të ofronte inkurajim dhe shtynte në kohë një vendim formal.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kundërshtoi fort ecjen përpara me bisedimet e anëtarësimit dhe në fund doli mbi udhëheqësit e tjerë, duke përfshirë Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel, që ishin pro.

Kryeministri holandez Mark Rutte mbështeti një kompromis të mundshëm, që do të kish mundësuar hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që do të kish detyruar Shqipërinë të priste, por në fund udhëheqësit gjithashtu nuk mund të binin dakord për të ndarë të dy shtetet.

Udhëheqësit e BE e kishin tundur perspektivën e anëtarësimit si një stimul për Maqedoninë e Veriut, që të zgjidhte një mosmarrëveshje të kahershme me Greqinë, gjë që ajo e bëri vitin e kaluar – pjesërisht duke ndryshuar emrin e vet. Por në fund, shpresat e tyre morën një goditje – të paktën për momentin – duke i lënë zyrtarët në Shkup, thellësisht të zemëruar dhe zhgënjyer.

Pasi ministrat e BE u përpoqën dhe nuk arritën një marrëveshje për çështjen e zgjerimit në një takim më herët këtë javë, Tusk e vendosi këtë çështje në agjendën e samitit të udhëheqësve, duke shpresuar në një trysni mbi Macronin.

Franca ka përmendur arsye proceduriale për bllokimin e dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i anëtarësimit i BE-së ka nevojë ti ribëhet tërësisht. Por Parisi ka bërë gjithashtu të qartë pikëpamjen e vet, se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për të nisur procesin e anëtarësimit në BE.

Mbështetësit e futjes së dy vendeve ballkanike në rrugën e anëtarësimit në BE argumentuan se të dy i kanë përmbushur kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian, dhe se kredibiliteti i bllokut do të dëmtohet keqas nëse nuk i përmbush premtimet që ka bërë.

Politico.eu – bota.al

1 komente në “Në rrezik është kredibiliteti i Bashkimit Evropian”

  1. I revoltuar says:

    Llogjikisht, ne se sistemi i antaresimik ka qene gabim, ahere cdo gje duhet te shbehet. Kur sistemi te modernizohet, sipas ideve te Makronit, shtetet te fillojne prap te aplikojne per antaresim, por bota nuk funksion ne kete menyre.
    Zoti Makron: Sistemi modernizohet ne te tera aspektet e shoqerise njerezore. Dalin ligje te reja dhe vdesin ligjet e papershtateshem, por asnjehere ligjet e reja nuk kane fuqi prapavepruese. Ligjet e reja behen per ata qe do aplikojne ne te arthmen. Ne rastin tone dhe te Maqedhonise duhet te veproje sistemi qe eshte ne fuqi. Mendja jote eshte ne nivelin e nje mixguni hipokrit! Ti nuk do dhe pike! Ne thelb ja ke me hile dhe Gjermaneve sepse dashuron Rusin. Ne mendjen tende jane akoma historite e Evropes se Gjakosur….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje