Kontradiktat e Nobelit të Paqes

17 Tetor 2019, 22:20Bota TEMA

Gian Antonio Stella

Dhënia e çmimit Nobel për Letërsinë austriakut Peter Handke, i pozicionuar gjatë luftës civile në Jugosllavi në anën e serbëve të Sllobodan Millosheviçit dhe gjeneralit Ratko Mlladiç, kasapi i Srebrenicës, ka rikthyer polemikat: a mund t’i jepet çmim një personi për një pjesë të vetme të jetës së tij duke injoruar pjesën tjetër? Mah … Përtej dallimeve të sotme (njeri i diskutuar, shkrimtar i shkëlqyer) sidoqoftë, është akoma për të ardhur keq nëse nuk hapim një reflektim mbi atë se si është dhënë përgjatë dekadave të fundit çmimi më i rëndësishëm Nobel, ai i Paqes.

Sepse, natyrisht, zgjedhja e disa politikanëve, autorë të ndryshimeve historike, por edhe të mospërputhjeve pacifiste (nga amerikani Kissinger te vietnamezi Le Duc Tho, nga Arafati te Rabin apo Obama) mund të jetë një shkak për debat, por fituesit e tjerë të çmimit “Nobel” në listë kërkojnë “hakmarrje”.

Një shembull? Suedezja Alva Reimer Myrdal, e nderuar me çmim në vitin 1982 për “angazhimin për çarmatimin”, gjatë punës së saj si diplomate. Në rastin e parë, në fakt, gruaja i ishte kushtuar së bashku me burrin e saj Gunnar Myrdal (edhe ai i vlerësuar me Nobel për ekonominë në vitin 1974) politikës dhe përcaktimit të sistemit shoqëror të vendit të saj. Dhe shkroi një libër së bashku me të, “Kris i befolkningsfrågan” (Kriza në çështjen demografike), që ngriti nevojën e urgjencës së zgjidhjeve eugjenike*.

Një shembull? “T’u lejojmë prindërve idiotë të riprodhohen, na duket një argument që nuk mund të mbrohet, nga cilido këndvështrim ta shohësh. Çdo rast, është një rast i tepërt”. Një tezë që hapi ligjin e errët të eugjenikës suedeze të vitit 1935, (i cili do të çonte në sterilizimin e mbi 63 mijë njerëzve “të dëmtuar”, një skandal i mbuluar për dyzet vjet) dhe ishte në përputhje me idetë që po imponoheshin në Gjermaninë naziste për kryerjen e masakrës së personave me aftësi të kufizuara, të njohur si projekti AktionT4.

Për më tepër, viti 1935 ishte gjithashtu edhe viti në të cilin, për një nga kontradiktat e historisë, Nobeli i Paqes iu dha dikujt që e meritonte me të vërtetë, pacifistit gjerman, Carl Von Ossietzky. Ai kurrë nuk mundi ta merrte çmimin sepse ishte në burgjet e Hitlerit.

*Termi eugjenikë përmbledh një tërësi teorish dhe praktikash që synojnë përmirësimin e cilësisë gjenetike të një popullate të caktuar njerëzore.  

Corriere della Sera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje