Presidenti çek akuzon Turqinë për krime lufte

18 Tetor 2019, 16:14Bota TEMA

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, e akuzoi Turqinë për “bashkim me terroristët” në verilindje të Sirisë dhe për “kryerje të krimeve të luftës”.

“Presidenti (i Turqisë, Recep Tayyip) Erdogan i quan kurdët terroristë, por unë nuk pajtohem”, tha Zeman për televizionin çek Barrandov.

“Përkundrazi, unë e pyes veten nëse ata që i sulmojnë kundër dhe kryejnë vrasje të neveritshme – si ajo e politikanes kurde – janë vetë terroristë”, tha Zeman.

Ai iu referua vrasjes së politikanes kurde, Hevrin Khalaf, nga aleatët sirianë të Turqisë, gjatë një operacioni kundër milicive kurde.

Zeman, i njohur për pikëpamjet e tij pro-ruse dhe pro-kineze, po ashtu tha se Turqia po ndërton “lidhje të ngushta me islamizmin radikal dhe vrastar”.

“Unë mendoj se Turqia ka kryer krime lufte dhe në asnjë rast ajo nuk duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, tha Zeman.

Javën e kaluar, ushtria turke ka nisur një ofensivë kundër kurdëve në verilidnje të Sirisë, për të pastruar, siç ka thënë, kufirin e saj nga terroristët.

Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si pjesë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit – grup ky që ka luftuar me dekada për autonominë kurde brenda Turqisë.

Ofensiva turke, e cila ka zgjatur tetë ditë, thuhet se ka lënë qindra njerëz të vrarë dhe të plagosur, ndërsa ka detyruar mijëra të tjerë të zhvendosen.

Të enjten mbrëma, Turqia është pajtuar për një armëpushim të përkohshëm, pas disa orësh negociata me Shtetet e Bashkuara.

1 komente në “Presidenti çek akuzon Turqinë për krime lufte”

  1. El Topo says:

    Ky o arnaute eshte bythqimi dhe pijaneci sllav qe i parashtroi kombit te vet te degjeneruar qe quhet Ceki te heqi njohejn e Kosoves nderkohe qe Turqia ishte vendi i 2te qe e njohu Kosoven.

    Dhe shume shqipfoles idiote akuzojne kot me kot Turqine dhe bien ne nje vije me kete te degjeneruarin sllav.

    Turqia nuk po ben krime lufte sepse po sulmon objektiva ushtarake.

    95% e te vrareve jane ushtare.

    Kurdet e YPG jane krijese amerikane dhe kane lidhje me PKKne qe ka bere 40,000 viktima ne Turqi.

    Bota eshte e padrejte por corben ne Siri nuk e beri Turqia por perendimi me CIAan dhe Mossadin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje