FOTOT: Muzeu i sfidave të mëdha të së ardhmes, ky është “Syri” i Dubait

19 Tetor 2019, 17:03Lifestyle TEMA
FOTOT: Muzeu i sfidave të mëdha të së ardhmes, ky

Në autostradën më të madhe në Dubai, “Sheikh Zayed Road”, një godinë në formën e një syri tërheq vëmendjen e gjithë atyre që kalojnë pranë. Në fakt, “syri” është përpjekja e fundit e Emiratit për të modernizuar panoramën e qytetit.

Godina quhet zyrtarisht muzeu i të ardhmes, një strukturë çeliku e dekoruar me kaligrafi në arabisht. Projekti ka fituar që tani disa çmime, edhe pse zyrtarisht hap dyert për publikun vitin e ardhshëm. Synimi i muzeut është të shërbejë si bazë për eksplorimin e sfidave të mëdha të teknologjisë që do të dominojnë të ardhmen, nga ndryshimet klimatike dhe shpikjet në fushën e mjekësisë.

Godina do të jetë edhe një shembull për përdorimin e energjisë së rinovueshme. Energjia do të merret kryesisht nga panelet diellore ndërsa makinat elektrike do të kenë mundësi të furnizohen aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje