Një person është sulmuar nga ariu në fshatin Nangë, në vendin e quajtur Sasat në bjeshkët e Gjallicës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se personi ka marrë plagë të shumta në kokë dhe në trup, të cilat i kanë shkaktuar hemorragji.
Personi ndodhet në një terren të vështirë malor, teksa ka lajmëruar sallën e mergjencave për të dërguar një helikopter që t`i vijë në ndihmë.
Helikopteri është nisur nga baza ajrore e Farkës.
Policia Kukës/ Informacion paraprak:
Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor.
Zgjidhin problemet e tyre vëndet e BE-së, duke bërë publike dhe shkelur problemet tona. Ne prisnim të na mësojn për astronautes, ata thon jo azil.
e verteta qendron ndryshe .
Jan grind per Ceshtje Toke .
Kuksjani dekaron se Ariu pretendon gjithe pyllin madje edhe shpellat ,
sipas ligjit te salese ,7 mij e bla bla bla ,
nderkohe qe un kam Tapite sipas Ligjit Toka e Xanun
e vetmja qe funxionoj ne Shqiperin Demokratike !
NUK ESHTE CUDI QE SULMON NJEREZIT ARIU, CUDIA ESHTE SI U FILMUA OSE FOTOGRAFUA NGJARJA.