DOSSIER: Kush e spiunoi Ismail Bej Vlorën tek Misioni Ndërkombëtar?

20 Tetor 2019, 22:00Dossier TEMA

Nga Ndrek Gjini

Nevoja për një Ismail Bej Vlore real

Ka mbetur vetëm pak javë nga dita e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mendoj se ky vit përbën momentin më të përshtatshëm për t’iu servirur më në fund  shqiptarëve portretin real të Ismail Bej Vlorës. Ai duhet t’u paraqitet atyre në përmasat e tij reale dhe jashtë glorifikimeve dhe mitizimit. Kjo pasi për shumë dekada, figura e këtij diplomati karriere dhe burri shteti u mitizua ekstremisht. U arrit deri atje sa iu ndërrua madje edhe mbiemri.

Duke shpalosur para shqiptarëve një Ismail Bej Vlorë, real, njerëzor, me meritat, zotësitë, gabimet dhe frikërat e tij, ne, realisht nuk ia zbehim aspak madhështinë, por e bëjmë figurën e tij më të besueshme për shqiptarët e vitit 2019, të cilët për hir të së vërtetës nuk mund të pranojnë me shabllone të mitizuara heronjsh.

Në këtë kontekst, them se shqiptarët e vitit 2019, duhet të dinë me ekzaktësi dhe jashtë ndikimeve politike apo fetare, motivet reale që e shtynë Ismail Bej Vlorën drejt vendimit për ta shpallur Shqipërinë të ‘mosvarme’. Cilat ishin opsionet e tjera në lojë gjatë atyre muajve kur lufta Ballkanike sapo kishte nisur, dhe pse opsioni i tij qe më largpamësi, dhe më i dobishmi për vendin në atë moment? Shqiptarët e 2019-ës duhet të mësojnë të vërtetat e paretushuara rreth nxitimit të tij, dhe të Austro-Hungarezëve të cilët qëndronin pas tij, për të shpallur pavarësinë me aq ngut, megjithëse qeveria që ai do drejtonte nuk kishte nën kontroll as një të katërtën e territoreve të banuara nga shqiptarët. Shqiptarët në këtë 107-vjetor duhet të mësojnë të vërtetën rreth mënyrës se si Ismail Bej Vlora u zgjodh në postin e kryeministrit të parë shqiptar, si dhe motivet e dorëheqjes së tij.

Izet Pasha, Esat Pasha dhe Ismail Bej Vlora

Mendoj se tani pas 107-vjetësh të vërtetat duhen thënë ashtu siç janë, nën dritën e fakteve dhe dokumenteve, dhe jo të vazhdohet me gjuhen e glorifikimeve nacional-socialistë, si për shembull me ‘plaku i urtë’, ‘udhëheqësi largpamës, e mjekërbardhë’, e të tjera folklorizma si këto.

Më konkretisht: Le të ndalemi për shembull tek momenti i dorëheqjes së Ismail Bej Vlorës nga posti i kryeministrit. Çfarë dinë shqiptarët rreth këtij akti? A e dinë vallë ata se kush ia kërkoi këtë dorëheqje Ismail Bej Vlorës dhe pse? Çfarë pazaresh të fshehta kishte bërë ai me Esat Pashë Toptanin për të sjellë si princ në Shqipëri, Ministrin e Luftës së Perandorisë Osmane, Izet Pasha? Cilat ishin akuzat që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit i kishte bërë Ismail Bej Vlorës, lidhur me keqpërdorimin e fondeve të grumbulluara nga doganat e këtij qyteti etj.?

Të vërtetat e këtyre pyetjeve që parashtrova nuk ia zbehin aspak madhështinë kësaj figure. Ato veç e bëjnë këtë figurë me realiste, më të besueshme, më njerëzore. Dimensione këto që fatkeqësisht i mungojnë jo vetëm këtij lideri historik, por krejt  historiografisë shqiptare. Për të ilustruar idenë time rreth domosdoshmërisë së ç’mitizimit të heronjve tanë, dëshiroj të rendis këtu shkurtimisht kushtet në të cilat Ismail Bej Vlora qe i detyruar të japë dorëheqjen.

Shqipëria në një kaos total

Në Tetor-Nëntor 1912 Shqipëria ishte në një  kaos total. Forcat greke dhe serbo-malazeze po kryenin masakra në Veri dhe në Jug të Shqipërisë. Godina e rrëzuar e shtetit Osman kishte krijuar tek fqinjët tanë ortodoks premisat për dhunë, vrasje e spastrime etnike. Për t’i bërë ballë kësaj situate u projektua aleanca turko-bullgaro-shqiptare. Me 13 Gusht 1913, kongresi xhonturk vendosi që të dërgonte në Shqipëri si Princ të vendit, ministrin Osman të Luftës, Izet Pashën, që ishte me origjinë shqiptare. Ky vendim iu njoftua edhe Ismail Bej Vlorës dhe Esat Pashë Toptanit. Sipas informacioneve që posedonin kolonelët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, (Misioni Hollandez), që operonin në Shqipëri në atë kohë, Ismail Bej dhe Esat Pasha ishin marrë vesh me njëri-tjetrin, dhe kishin rënë dakord që Izet Pasha të vinte në Shqipëri dhe të ishte Princi i ardhshëm i Shqiptarëve.

Për realizimin e këtij plani u dërgua paraprakisht në Shqipëri Beqir Gebrenë Aga. Ai do të diskutonte me Ismail Bej Vlorën, Esat Pashë Toptanin dhe liderët e tjerë shqiptarë rreth forcave ushtarake dhe armatimeve që do të nevojiteshin për të shpartalluar invazionin panortodoks në Ballkan, dhe për të krijuar një shtet të unifikuar shqiptar. Por ishte Syrja Bej Vlora, (kushëriri i parë i Ismail Bej Vlores), ai që e dekonspiroi këtë plan, duke spiunuar kundër Ismailit dhe Esatit, tek Komisioni Ndërkombëtar i Kontrolli, dhe tek konsulli serb në Vlorë, Gavrilloviç.

Çfarë ndodhi me 6 Janar 1914

Pas këtij spiunimi, me 6 Janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, nisi kontrollin mbi disa  anije austriake, (që ishin mbështetëse të planit për sjelljen e Izet Pashës në Shqipëri). Oficerët hollandezë të këtij Komisioni zbuluan gjatë këtij kontrolli në këto anije mjaft armatime dhe ushtarë. Ata arritën të arrestojnë rreth 200 ushtarë shqiptarë të cilët qëndronin të fshehur në këto anije. Plani për sjelljen e Izet Pashës si Princ në Shqipëri i shqetësoi autoritetet e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, ndaj dhe ata arrestuan shume të dyshuar si pjesëmarrës në këtë plan, si dhe morën në pyetje shumë udhëheqës e militantë shqiptarë, si Çerçiz Topullin, Ismail Bej Vlorën, Esat Pashen e shume të tjerë.

Vendimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit

Koloneli Hollandez Der Veer, i cili e drejtoi këtë operacion e dënoi me vdekje Beqir Gebrenenë, i cili në atë kohë konsiderohej si heroi shqiptar kundër shovinizmit grek. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit e akuzoi Ismail Bej Vlorën dhe Esat Pashën si komplotues. Ky Komision e akuzoi Ismail Bej Vlorën edhe për keqpërdorimin e fondeve të grumbulluara nga doganat e këtij qyteti dhe i kërkoi atij të japë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Qeverisë së Vlorës si dhe largimin nga Shqipëria para datës 25 Janar 1914. (Milosao)

19 komente në “DOSSIER: Kush e spiunoi Ismail Bej Vlorën tek Misioni Ndërkombëtar?”

  1. Guri says:

    Po na jep no nje dokument a orientim ku i bazon keto o vlla apo vari lesht. Dakort jam une te veme kembet ne toke, po jo me ” digjo mua ” sepse me digjo mua, futurojme me keq me presh

    1. Raimond vlonjati says:

      Nuk eshte tamam keshtu sic thote ky ne shkrim

      Ja si eshte e verteta :

      ismail Qmeali kishte bere nje mareveshje ku bente Aleance me Turqine dhe Bullgarine per te goditur Greqine ., ne menyre q ene te mernim pjesen tone, Bullgaria do merte Selanikun dheTurqia pjesen e saj

      mirepo Greqia ishte pjes e eAntantes ,nderkaq qe Bullgaria dhe Turqia ishin kunder Antantes .

      Hollandezet e moren vesh per kete mareveshje dhe i kerkuan Ismail Qemalit te largohej nga Shqiperia
      Natyrisht ndoshta kete mareveshje e ka spiunuar Syrja Beu, sic thote ky ne kete shkrim
      Eshte interesant se Syrja beu kishte prona token tek vilat qeveritare ne Vlore , ne Uje te ftohte matane Tynelit.
      Biles atje ku eshte vila e Presidentit, ka qene me pare vila e Syrja beut,

      Nga ana tjeter kjo mareveshje ishte e gabuar , sepse dilje kunder Perendimit–Me e mira do ishte qe Ismail Qemali te qdnronte asnjeanes dhe nderkaq te krijonte nje ushtri Kombetre , ne menyre qe te mrboheshin tokat shqiptare nga fqinjet

      1. Bureto says:

        Mondi nga Vlora! Kur shtrohej problemi i Pavarësisë nuk kishte fare Antantë. Nga na doli Greqia pjesë e saj? Ballkani ishte në luftë me Turqinë në vitet 1911-1912. Atlanta doli mbasi filloi lufta e Parë. Bot. etj, etj. për të mos e zgjatur.

  2. mik says:

    E gjith kjo etape historike pershkruhet ne 5 rreshta !!
    Kjo asht historia ?!!

  3. Kim été says:

    Politika Franceze na bënë me dije që vendimi i së enjtes nga Franca për negociata me dy vëndet e ballkanit, se pengonin Gjermanin të bënte hapjen e tyre. (por Gjermania urren vëndet e varfëra).

  4. pjeter says:

    Perseri Hollandezet na rane per pjese,jane pikerisht ata breke dhjere qe nen hundet e tyre Mlladic masakroi me mijra Boshnjake.

  5. Outspoken says:

    Oreeeee a e shikoni o Turkokurd qe Vetequheni “shqiptar” se qe ne 1912 kreret e qeverise si Ismail “pellazgu” Vidhnin fondet e shtetit , dhe pastaj Hollandezet i bon mutin shqiperise !

    1. Ermal says:

      O loqe, te vetequajtur ik e gjej ne athine se i thone vetes greke te lashte por nje mut jane. Ik e shko te mesosh sesi kisha-shteti genjejne nje shoqeri te tere me histori e gjuhe te fallcifikuar!
      Kur te marresh doktoraturen ne greqi per mashtrim (analizo vitin 2007 si me te fresket po deshe), hajde e fol per token Arberore po pate bythe, se i hani mutin te gjithe greko turko serbo a ca leshin jeni te ardhur ketu!

  6. Mashkullori says:

    Ja,na dolen ne skene hollandezet…
    Nga gjithe sa lexova me siper,pranoj vetem spiunimin e Syrja bej Vlores,sepse ju mbeti hatri per ngritjen e FLAMURIT prej Ismailit.Syrjaj veten e tij dhe deren e tij e konsideronte me lart se ate te Ismailit,megjithse ishin nga i njejti fis…Nje vella i Syrjajt,Fuati,(keshtu me duket se e quanin), ishte vezir i Perandorise Osmane…
    Ajo qe me ben te dyshoj eshte,pranimi prej Austro-Hungarezeve I nje princi Osman,Izet Pasha,kur dihet se Komisioni Nderkombetar I Kontrollit ishte kunder nje princi mysliman dhe dergoj nje princ Gjerman WIDI-n…
    Mire eshte te citohen dokumentat me date,autorsine dhe nga cila arkive eshte gjetur dokumenti…
    Keshtu me tregime te “gjyshes” apo te “gjyshit” edhe une thur shume variante…

  7. Beu says:

    Po do na bishin prape turkun. O shqipri e dhjera shqiperi kurr nuk do bohesh sa te jete ne mes turku

  8. Buda says:

    Se pari, zoti Ndrek Gjini emri i sakte i personalitetit qer te cilin ke bere gabim qe mundohesh ta injorosh, quhet: Ismail Qemal bej Vlora
    Vete Ismaili nuk e ka pasut graden Bey (turqisht), e ka pasur i ati, Qemali. Se dyti eshte turp te flasesh llafe kafeneje se kush e spiunoi Ismail Qemalin tek KNK pa paraqitur asnje dokument! Spiunimin e ka bere konsulli serb Gavrilloviq; se kush ia tha atij misionin e Beqir Grebenese gjeje vete …

    1. Bureto says:

      @Buda ke të drejtë. Po pasaktësitë në gjykimin e komentuesve të ndryshëm vijnë edhe nga mos leximi. Psh, do ishin më të sqaruar sikur të kishin lexuar librin “Kujtime” të Eqerem bej Vlorës, djalit të Syrja beut, dhe librin historik të Tahir Kolgjinit, “Esad Pasha, tradhtar apo patriot”, bot.shqip, 1997 dhe 2007. Sidomos ky i fundit përshkruan hollësisht ato ngjarje ku përfshihen veçanërisht, makinacionet dhe intrigat e Turqisë dhe Serbisë. Megjithatë historia rishkruhet e pasurohet nën dritën e dokumenrave të reja që ndodhen nëpër arkiva të kancelarive të ndryshme dhe që me kohë mund të zbulohen.

  9. Ai says:

    Fake news .
    Artikull leshi.
    Eshte koha e psikopateve idiot me diploma te
    te blera ose kurse plepash dhe kollare te kurr e pardesy te bardhe qe duan te tregojne se jane dikushi.
    Ashtu si dija edhe injoranca nuk ka fund.

  10. Vrkrt says:

    Epo sa spiunojn shwiptaret mor burr.
    Burr e spiun.
    Gru e kurv.

  11. Zamir says:

    Nje arsye me shume (jo se nuk dihet gjithsesi) pse duhet urgjentisht aleance direkt me Gjermani-SHBA pa u marre fare me asnjelloj greku turku serbi bullgari francezi rusi…. vl ca jane gjithe te keta qe historikisht qellimet e tyre i kane pasur kunder trojeve Ilire-Arberore-Shqiptare.

  12. !1!1! says:

    Z.Gjini. Lexova shkrimin tend . Interesante ! Kendveshtrimi yt i historise me tregon se e verteta eshte relative per njerez te ndryshem . Po cila eshte historia e vertete? : Ajo cka ju na shkruani ?,ajo qe te tjere shkruajne ? apo ajo cka te huajt shkruajne ? Kur do te marre fund ky mish-mash historik per te verteten . Nuk e di cfare funksioni ke si profesion por ne se jeni historian mblidhuni bashke me koleget e tjere analizoni me kujdes cdo ngjarje historike dhe na e paraqitni ne si lexues, se perndryshe del dikush tjeter dhe shpalos nje version tjeter te historise.Kujt duhet ti besojme ?! c Cila eshte e verteta ?!

  13. Arber says:

    Per fat te keq ka vite qe qarkullon nje thashethem edhe me shaka dmth llafe kafenesh se vetem Turku e ben kete vend, me duket nje thashethem i pa vend. Nuk e di ne çfar aspekti,por realiteti eshte se ato e shkaterruan kete vend. Do ishte mire qe me pare turqit te rregullonin vetem e tyre,se jane shume larg ne aspektin e te drejtave te njeriut e te drejten nderkombetare,pavaresisht gjerave te tjera pozitive. Sa per I.Qemalin dihet tashme roli i tij simbolik si zyrtar i larte shqiptar i p.osmane ne ngritjen e flamurit,se pavaresine reale na e dhane pa deshiren e tyre perandoria qe u shperbe. Pastaj orekset e fqinjeve tane bene qe populli te njihte dredhite e tyre dhe Shqiperia te ishte ajo qe jemi sot. Ismail bej me kulturen orjentale qe kishte normal qe nuk perputhej me realitetin modern perendimor dhe per fat te keq ne vazhdojme akoma nganjehere me po ate propagande te viteve 1912 ne raport me europen. Keto 30 vite demokraci te pakten ato bashkekombas qe jetojne ne perendim kane treguar nivel te larte civilizimi dhe kulture dhe jane pershtatur si mos me mire me kulturen perendimore,italiane,gjermane,franceze,greke,britanike, etj, ndryshe nga kombe te tjera, por problem per neve qe jetojme ne shqiperi mbetet pushteti ne dore te dembeleve dhe mashtruesve qe vjedhin pasurine dhe dinjitetin e popullit.

  14. pirro says:

    E verteta eshte se Isamil Beu deputet i Perandorise turke u dergua nga Turqia per te shpallur Autonomine e Shqiperine. kUsh ja mbushi mendjen rruges per te shpallur pavaresine -ata ishin intelektualet orthodokse shqiptare te Grupit te Bukureshtit. Madje e pajisen edhe me flamurin shqiptar te Skenderbeut. Ajo qe thote autori eshte e vertete, por ai shkruajti nje onformacion dhe nuk po ben punim shkencor. Punimin shkencor duhet ta mbeldhe Akademia Shkencave e cila duhet te rishikoje Histoine e Shqiperise.
    Madje Ismail Beu desheronte nje shtet te perbashket shqiptaro-grek dhe ka patur bisedime me autoritetet greke, por greket nuk pranuan.
    Fakti qe teksti per shpalljen e [avaresise se Shqiperise eshte i shkruar ne osmanisht tregon se feudalet shqiptare nuk e deshen Europen dhe Europa nuk e deshte Shqiperine pikerisht per kete shkak sepse Shqiperia paraqitej si nje shtet mysliman proturk. Ky ishte shkaku i copetimit te SHQIPERISE, PREJ KETYRE TURKOSHAKEVE. Europa nuk deshi qe atehere nje shtet shqiptar te madh mysliman, dhe ra dakort per hir te kristianeve shqiptare qe kerkuan me ngulm nje shtet Shqiptar- te krijonte nje shtet te cunguar shqiptar. Kete e pohon edhe Ali Bej Kelcyra i cili ne parlamentin shqiptar te 1920 ne debat deklaroi se.. Shqiperia u be nga Europa per hir te kaurreve , por ju (bejleret dhe pashallaret shqiptare)- ja u moret atyre dhe doni ta milni vete……. prandaj u quajt beu i kuq..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje