Braçe ngushëllon Gjylametin për humbjen e vëllait: Blerinë, mike! Bëhu e fortë! Je ti tani për prindërit dhe nipërit e mbesat

21 Tetor 2019, 09:22Sociale TEMA
Braçe ngushëllon Gjylametin për humbjen e vëllait:

Zv.kryeministri Erion Braçe i ka shprehur ngushëllimet publikisht deputes socialiste, Blerina Gjylametit pas humbjes së vëllait.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe i kërkon Gjylametit të bëhet e fortë, pavarësisht se dhimbja është e madhe.

“Je ti tani për prindërit, dhimbja e tyre është aq e madhe; Je ti-kush tjetër, për nipër e mbesa të mitur që duhet të jetojnë”, shkruan Braçe.

Elton Muçollari, humbi jetën tragjikisht në një akisdent në brendësi të tunelit të Elbasanit.  Ndërkohë, rreth 1 vit më parë deputetja Gjylameti humbi edhe motrën pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mesazhi i plotë i Erion Braçes:

Blerinë, mike;

Bëhu e fortë!

E di, është tmerr e rëndë,

një motër e një vëlla kaq pranë ne qiell,

kaq të rinj e familje te lumtura,

por duhet te qëndrosh e fortë!

Je ti tani për prindërit,

dhimbja e tyre është aq e madhe;

Je ti-kush tjetër, për nipër e mbesa të mitur që duhet të jetojnë, të rriten e të kenë një jetë të re mes dhimbjes pa fund!

Ti mund tua zbusësh,

ti mund tu japësh një jetë të re me kujtimin e fortë të prindërve që humbën.

Ti nuk ke nevojë për kurajo!

Je e tillë, kurajo!

1 komente në “Braçe ngushëllon Gjylametin për humbjen e vëllait: Blerinë, mike! Bëhu e fortë! Je ti tani për prindërit dhe nipërit e mbesat”

  1. Ne nji humbje te tille fjalet jan shume pak
    e nderuara Blerin ,por e till eshte kjo jete
    e padrejte .
    Pushofte e paqe vllai .Ngushellime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje