Brenda vitit të ardhshëm, bizneset do të kenë një zonë të lirë ekonomike në Tiranë, me impakt të drejtpërdrejtë e të matshëm në zhvillimin e qytetit dhe stimulimin e rritjes ekonomike. Duke folur në Takimin Vjetor të Bankës Botërore dhe FMN, mbajtur në Washington, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se brenda vitit 2020 në Kashar do të hapet Zona e Lirë Ekonomike.
Funksionimi i kësaj zone ka si qëllim krijimin e një territori të veçantë me regjim fiskal dhe doganor tepër lehtësues për ushtrimin e aktivitetit ekonomik që nxit investimet, hapjen e vendeve të punës dhe rritjen e të ardhurave, përshpejtimin e zhvillimit rajonal dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar, futjen e teknologjisë së përparuar dhe përshpejtimin e qarkullimit të mallrave dhe kapitaleve.
Krahas krijimit të kësaj zone, Bashkia e Tiranës me projektin e saj të transformimit të Piramidës, pritet që të krijojë edhe qendrën më të madhe teknologjike në rajon, ku mijëra të rinj do të mësojnë kodimin dhe të përgatiten për teknologjinë e së ardhmes dhe nevojat e reja të tregut të punës.
O Veliaj,shko ne Shenzhen dhe perpiqu te sjellesh investime nga gjigantet hitech kineze.Leri udhetimet bosh ,zeri deren shumkombeshve kineze,ofro kushte dhe garanci.Vetem ATA ,PA konferenca dhe llogje ,,kavaje,,Jane ne gjendje te hapin mijra vende Pune per rinine.