Rastet nga Shqipëria zënë vendin e tretë në pirgun me aplikime për azil, lënë pas vetëm nga Gjeorgjia dhe Afganistani. Në bazë të ligjeve franceze, ekzistojnë tri forma mbrojtjeje: statusi i refugjatit, mbrojtja e dorës së dytë dhe statusi i personit pa shtetësi. Pikërisht për dy të parat aplikojnë edhe emigrantët shqiptarë.
Por cilat janë arsyet që ata japin në zyrat e OFPRA? Nëse gjakmarrja ishte dikur motivi kryesor, sot mbizotërojnë shkaqe si zënkat martesore dhe dhuna në familjet, borxhet, debatet për tokat, aktiviteti mafioz e trafiku njerëzor, si dhe orientimi seksual dhe arsyet fetare.
Pavarësisht arsyeve, pjesa më e madhe e rasteve kalon me procedurë të përshpejtuar. Sa nga kërkesat pranohen? Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm 8.4% e rasteve ia dalin të fitojnë të drejtën për azil.
Pjesa tjetër në pritje të një vendimi final ka të drejtën e qëndrimit në territorin francez. Kohë kjo e mjaftueshme për të punuar dhe siguruar të ardhura deri në riatdhesim.
Por kur kaq pak raste që arrijnë të fitojnë statusin e refugjatit, përse kaq shumë shqiptarë vazhdojnë të tentojnë? Një arsye e fortë është fakti se me pranimin e kërkesës, jepet karta e qëndrimit dhe lind e drejta për ribashkim familjar me bashkëshortin apo bashkëjetuesin, fëmijët dhe prindërit.
Azilkërkuesit shqiptarë shtohen me një ritëm konstant prej 700 aplikimesh në muaj, dhe kjo vetëm në Francë. Në të gjithë Europën, numri arrin në mbi 12 mijë aplikime në vetëm 7 muajt e parë të vitit.(A2 CNN)
Po ka nje arsye, azilantet shqipetare i duken si jelek verdhe. I perzihen ne gjume. Ngjela ka te drejte, borxhet po cojne Francen drejte fundit. Ku do i coi parate e shoqja dhe ai vete. Po Rama perse ma perkellel Makronin.
AI KA MARRE KTE ROL /DETYRE NGA BE-ja
DHE DO TA MBROJE JO-n E TIJ
ASHTUSIEDHE HOLLANDA – PRTENDIMET E TE CILEVE
JANE POTHUAJ IDENTIKE
—————–
I VETMI ARGUMENT I TE DYVE FRANC-HOLLANDE ESHTE MODESHIRA
E PRANIMIT TE SHQIPERISE
NGA BE-JA
PRA KJO ESHTE THJESHTE E KUPTUSHME PER TE GJITHE
SE ESHTE NJI LOJE E VET BE-se POR QE SHPREHET ME DIPLOMACI -JODIREKT
ESHTE PIKERISHTE AI STIL I DIPLOMACISE GJERMANE
QYSH Prej daljes GA GOJA E KAFSHES ME PAMJE NJERIU BISMARK
QE DEKLAROJ ” FORMULIME TE BUTA DHE POLITIKE TE ASHPER TE PAMESHIRESHME”
MBAS KSAJ FOLOZOFIE FUNXIONON SOT BE-JA
KTA MERREN ME MACRONIN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!