Tre vjet më parë, u prezantua zyrtarisht në tregun shqiptar marka ndërkombëtare e
rrjetit të supermarketeve SPAR.
Me ardhjen e tij në Shqipëri, Spar solli menjëherë risi, standard, shërbim të kualifikuar
për konsumatorët si dhe produktet më të reja e unike që janë prezantuar njëkohësisht
në tregun europian.
Spar tregton 55,000 produkte nga të cilat 50.000 artikuj vendas dhe 2.900 artikuj të
freskët.
SPAR është ofrues i produkteve më të mira italiane, austriake, gjermane të një linje të
posaçme të SPAR International, nga prodhuesit më të mirë europianë.
Në këto 3 vjet në treg, Spar arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në
qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë
konsumatorit.
Në vetëm tre vite Spar arriti të hapë 58 markete në Shqipëri dhe rreth 1200 vende të
reja pune.
Oferta me rastin e 3-vjetorit
Me rastin e këtij tre vjetori Spar ka prezantuar fushatën ”AkomaMëShumë!” e cila
përmban mijëra oferta për konsumatorët, qindra produkte Spar, mijëra produkte të reja
të një asortimenti të cilësisë premium.
Për çdo blerje në vlerë mbi 1,000 lekë mund të ketë shpërblime. Mjafton të zgjidhet një
prej produkteve të brandeve partnere në shorte dhe menjëherë çdo blerës mund të
bëhet pjesëmarrës në lojën ku do të dhurohen plot 10 makina. Shorteu do të jetë i
vlefshëm deri më 7 janar 2020 dhe më 12 janar të të njëjtit vit do të shpallen edhe
fituesit.
Zgjerimi i vazhdueshëm i Spar
Gjatë muajit shtator Spar Albania finalizoi blerjen e një rrjeti tjetër supermarketesh, atë
të rrjetit Hippo. Në këtë mënyrë Spar Albania çeli dyert e 7 supermarketeve të tjera në
Tiranë, që tashmë do të mbajnë logon e tij.
Marketet në fjalë, të shpërndara në pikat kyçe të kryeqytetit dhe me një përvojë e
sukses të konsoliduar, u veshën me ngjyrat e reja të Spar dhe janë tashmë në
dispozicion të të gjithë konsumatorëve, duke ofruar produkte të asortimentit të
larmishëm të Spar Albania.