Manastirliu në Pezë-Helmës: Rehabilitohen 9 qendra shëndetësore në periferitë e Tiranës

16 Tetor 2019, 12:53Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi punimet për rehabilitimin e qendrës shëndetësore Pezë- Helmes, e cila po rehabilitohet në kuadër të programit të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore.

E shoqëruar nga deputeti i zonës Arben Pëllumbi, Manastirliu u shpreh se investimet po shtrihen në çdo komunitet, nga qendra në periferi.

“Jemi sot në Pezë-Helmes, por ndërkohë po investohet në të gjithë periferitë e Tiranës, në Bërxullë, Petrelë, Arbanë, Selitë, Vaqarr, Kombinat, Ndroq, erj. Janë 9 qendra në Tiranë ku po ndërhyjmë dhe pritet të përfundojnë brenda 2 muajve. Po çojmë shërbimin me standarde në zemër të komunitetit, jo vetëm në qendrat e mëdha, për të garantuar akses universal dhe shërbim cilësor për qytetarët, kudo ku ata jetojnë.  ”- tha Manastirliu.

Me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, brenda vitit do të rehabilitohen 100 qendra shëndetësore dhe ambulanca. Vetëm në bashkinë Tiranë në 2 vite janë rehabilituar 24 qendra shëndetësore dhe ambulanca.

2 komente në “Manastirliu në Pezë-Helmës: Rehabilitohen 9 qendra shëndetësore në periferitë e Tiranës”

  1. Kola says:

    Ju lumte! Po kush sherben ne keto qendra dhe si sherbet?! Falas, besojme!

  2. Turpi te mbulofte says:

    Mire po beni ne Peze Helmes me 5 mije banore,por pse nuk keni bere asgje per 50 mije banoret e Yzberishit?
    A po i trajtoni njelloj sic bente klika e Tito- Rankovicit me kosovaret e diskriminuar?
    Ti je ministre shendetesie apo ndertimi?
    Pse nuk merresh me miliona halle qe kane qytetaret e Tiranes me sherbimin shendetesor te korruptuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje