Riatdhesohen 100 shqiptarë: Nuk u pranuan në Francë, Belgjikë dhe Gjermani

16 Tetor 2019, 16:54Sociale TEMA

100 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Operacioni u zhvillua në kuadër të procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.

Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve  për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

2 komente në “Riatdhesohen 100 shqiptarë: Nuk u pranuan në Francë, Belgjikë dhe Gjermani”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    gezuar ramazonin……………

  2. Karakurti says:

    Si lypsaret enden
    rrugeve t botes.
    Bijte e shqipes thon
    Por jan bijt e korbës.
    …..migjeni….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje