"Një ballkon, një flamur", Bashkia Tiranë prezanton nismën në prag të festave kombëtare

17 Tetor 2019, 13:30Sociale TEMA

Erdhi prapë ajo kohë e vitit kur Tirana vishet me ngjyrat e flamurit kuq e zi.

Teksa jemi në prag të 75-vjetorit të Çlirimit, Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve festive dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi.

“O sa mirë me qenë Shqiptar oe!

Në prag të 75-Vjetorit të çlirimit, le të valëvisim në çdo ballkon FLAMURIN KUQEZI, në kujtim të dëshmorëve të cilët dhanë jetën për të ardhmen e SHQIPËRISË”, thuhet në nismën e Bashkisë.

Kryeqyteti ka hyrë në periudhën e festave kombëtare dhe do të fillojë shumë shpejt që të vishet edhe me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura nëse secili prej nesh do të vendosë nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje