Zoti Macron, thuaju francezëve atë që paraardhësit e tu u thanë për Kadarenë e të tjerë

17 Tetor 2019, 17:52Sociale TEMA
Zoti Macron, thuaju francezëve atë që paraardhësit e tu u

Nga Mentor Kasa

“Si t’ua shpjegoj unë francezëve që gjithçka po shkon kaq mirë saqë do të hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, kur qindra e qindra e qindra shqiptarë kërkojnë azil në Francë?!”. Me këtë pyetje Presidenti francez, Emmanuel Macron u “fsheh” pas qytetarëve të tij për të justifikuar vendimin e prerë të Parisit për një “JO” të madhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Shqiptarët nuk e zbuluan sot Francën dhe as Franca nuk u prezantua sot me shqiptarët. Parisi është vendi që vulosi gjymtimin e trojeve shqiptare në Konferencën e Paqes në fund të Luftës së Parë Botërore, por edhe shtëpia e dytë e shumë shqiptarëve të famshëm, një pjesë e mirë e të cilëve pasi shkuan atje si azilantë ja kthyen shumëfish borxhin e mikpritjes falë mundësive që u dha.

Parisi dhe Franca është shtëpia e Ismail Kadaresë, Inva Mulës, Ermonela Jahos, Tedi Papavramit, e regjisores Liri Begeja, e Edvin Muratit, Rudi Vatës e Lorik Canës dhe e dhjetëra shqiptarëve të tjerë të njohur e të panjohur që me ambicien e përbashkët për një jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre punuan e punojnë fort e ndershmërisht në një vend që u ofron mundësitë.

Prandaj, zoti Macron, nëse nuk ke se çfarë t’u thuash qytetarëve të tu se përse i hape negociatat me Shqipërinë, folu atyre përmes veprave Kadaresë. Ata që nuk ja njohin veprën, emrin e tij mund ta gjejnë sa herë që ndahen çmimet Nobel për Letërsinë, një çmim që ndoshta s’e meriton më Kadarenë, pas fitores nga Peter Handke.

Nëse ka ende të tjerë që nuk të kuptojnë, mund t’u flasësh përmes notave e vokalit tumbues të Inva Mulës e Ermonela Jahos, e t’i qetësosh më pas me tingujt dehës të violinës së Tedi Papavramit. Nëse ndonjë marsejez nuk kupton as letërsinë e Kadaresë dhe as notat muzikore të Inva Mulës, Ermonela Jahos dhe Tedi Papavramit, atëherë kujtoi Lorik Canën, ish-kapitenin e tyre.

Kaq e largët duket 2015, apo e mban mend zoti Macron kur Parisi dhe mbarë bota përgëzuan dhe vlerësuan mesazhin e përcjellë nga përfaqësues të feve kryesore në Shqipëri parakaluan dorë për dore në nderim të viktimave të sulmit terrorist mbi redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”?!

Po një vit më vonë kur Shqipëria hyri për herë të parë në Europian, a i mban mend titujt e mediave franceze: “Shqiptarë, hajdeni sa herë të doni”, ku në brendësi të artikujve vlerësohej tifozeria shqiptare që ditën e ndeshjes ecte përkrah tifozerisë vendase, e ku asnjë incident nuk u regjistrua?! Kjo sjellje merrej si kundërshembull i pamjeve të turpshme të përleshjeve të dhunshme mes tifozëve rusë e anglezë në Marsejë dhe qytetet e tjera të Francës.

Po në ndeshjen direkte, a i mban mend 90 minutat e takimit ku shqiptarët debutues luajtën si të barabartë përballë Francës, të zotëve të shtëpisë dhe pretendentëve kryesorë për ta fituar trofeun? Në fund ju e fituat atë takim dhe mbase do të fitosh edhe me qëndrimin kundër pjesës dërrmuese të vendeve të BE-së për hapjen e negociatave, por fjala e fundit nuk është thënë ende. Ne do të luajmë sërish më 17 nëntor, për të matur sërish forcat në fushën e blertë.

Zoti Macron shqetësimi që ju ngrini nuk mbështetet as nga shifrat. Shifrat, sipas Eurostat, thonë që janë rreth 10 mijë kërkesa azili nga shtetas shqiptarë në 2018 në Francë. Sa peshë “problematike” mund të krijojë një shifër e tillë për një komb me 70 milionë banorë të shtrirë në një hapësirë prej 640 mijë kilometrash/katrorë dhe me Prodhim të Brendshëm Bruto mbi 3 trilionë dollarë?

Jo vetëm kaq, por këto shifra bëhen akoma më të papërfillshme e qesharake nëse merret mesatarja e kërkesave të shqiptarëve për azil të pranuara, që sipas Eurostat është rreth 2 për qind. Pra, zoti Macron, Ju po refuzoni 3 mln shqiptarë për 200 shqiptarë të tjerë që mund të fitojnë azilin në Francë.

Ndaj, më shumë se një shqetësim real në Francë, ne këtu me të drejtë mund të mendojmë se azilantët po përdoren nga Ju si pretekst për ambicien e tuaj personale për të ndryshuar rregullat e brendshme të Bashkimit Europian në përplasjen për dominim me Gjermaninë, ku ne si gjithmonë në këto raste, patëm “qimen e derrit” dhe qëlluam në mes.

22 komente në “Zoti Macron, thuaju francezëve atë që paraardhësit e tu u thanë për Kadarenë e të tjerë”

  1. Bentirona says:

    Shkrim brilant. Dhe jo vetem kaq….. sepse asnje president Francez deri me sot nuk u ka kerkuar falje akoma vendeve qe kolonizuan dhe i kthyen ato ne skllaveri dhe mjerim. Eshte e turpshme te japesh argument qe Shqiptaret nuk qekan gati per Europe, kurse Francen e kane zaptuar islamike te radikalizuar!!!

    1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

      po mire mo rrot [email protected] artikullzhgarravites a mund te pranohet ne Evrope nje vend Ismaelash,MullashMuratash e kesisoi arabesh!!? thjeshte se keta hoqen morrat e mbushen barkun m’Paris…!
      jo per gje po nuk mbetet gje tjeter e te zene rradhe per ne BE iran,irak,turye,libye,maroc,algeria,zymbabue etj,etj…………….!

  2. Me kte mentalitet naivesh ,
    pothuaj te tipit Mesjetare ,nuk ulket dot shqiptari ne nji Tavoline me Europianet !
    Kurr!!!
    Kto lloj Trush ,si shprehet ky tipi ktu me kte Titull prej nji populli naivesh Qesharak ,
    e kan len djhe do vazhdojne ta len /pegojne Shqiperie e rrugen drejt Vlerave ,
    drejt Europes ,drejt Botes se Civilizuar .
    Imagjinoni i ven perball Politikes ,Qeverrise Franceze ,
    nji azilat si Kagare-ja ,
    i cili eshte askushi per Politiken Europiane jovetem si emer ,
    por edhe par kjo ne cdo kedveshtrim .
    Eshte per te ardhur keq ,qe ai tru impotent e Mentalitet ordiner ,Viksesh shqiptaresh ,
    po merr ne qaf akoma sot te Ardhme e atij vedi duke ner nji efekt teper negative per rinine
    e atij vendi .#
    Te tilla shkrime e ka vedin tamama ne kto Kazane shqiptare.
    Popull primitive boll me ,hiqi dore nga idiotizmat

    1. Asd says:

      Shume dakort me ty. Ky qe shkruan ketu siper me sa duket nuk jetuar si resident ne EU, dhe as e ka idene se cfare mentaliteti kane ata. Ermonela Jaho? Kadare? Inva ? Autori komplet jashte vidave!!

  3. Me kte mentalitet naivesh ,
    pothuaj te tipit Mesjetare ,nuk ulet dot shqiptari ne nji Tavoline me Europianet !
    Kurr!!!
    Kto lloj Trush ,si shprehet ky tipi ktu me kte Titull prej nji populli naivesh Qesharak ,
    e kan len dhe do vazhdojne ta len /pegojne Shqiperie e rrugen drejt Vlerave ,
    drejt Europes ,drejt Botes se Civilizuar .
    Imagjinoni i ven perball Politikes ,Qeverrise Franceze ,
    nji azilat si Kagare-ja ,
    i cili eshte askushi per Politiken Europiane jovetem si emer ,
    por edhe par kjo ne cdo kedveshtrim .
    Eshte per te ardhur keq ,qe ai tru impotent e Mentalitet ordiner ,Viksesh shqiptaresh ,
    po merr ne qaf akoma sot te Ardhme e atij vedi duke ner nji efekt teper negative per rinine
    e atij vendi .#
    Te tilla shkrime e ka vedin tamama ne kto Kazane shqiptare.
    Popull primitive boll me ,hiqi dore nga idiotizmat

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Qeke nji koqe kandari ti..

      1. hiq dor nga koqet ,
        ka ardhur koha me i hy dor te gjatit

    2. mik says:

      Mentalitet kazanash……… – Diku kam lexuar : Asgja nuk e tradheton ma teper karakterin e njeriut, se sa gjerat qe ai tallet.

      PS : Autorit i lumte. Artikull dinjitoz.

  4. Gurie says:

    Te lumte mendja dhe maja e penes! Shkrim brilliant!

  5. Kaonia says:

    Macron ne burg,dhunues plakash qe ne femijeri ,pervers qe nuk duhet pranuar ne asnje azil pleqsh kur ti vi ora.

  6. - says:

    Fatkeqsi per europen,qe ka rene ne duart e nje çunaku ipapergjegjshem.Mos pranimi i Shqiperise dhe MV tregon haptazi poshterim ,mos barazi te popujve ballkanas,dhe perbuzje .Ishim ne qe i beme ball perandoris osman,pa jeni ju sot te pa prekshem.çunaku gjelush duhet te studjoje historin e ballkanit qe te nxierri ide te qarta dhe pozitive kundrejt boshtit kurrizor te ballkanit.jemi te lodhur dhe te munduar nga historia fatkeqe qe na ka ndjekur prej shekujsh e gjeri me sot.Ne rastese BE nuk na hap prespektiven! Shqiptaret duhet te vrapojne me te gjitha forcat per bashkim kombetare.

  7. Dori says:

    Kur nje gazetar gjykon keshtu çfare mund te presesh nga te tjeret?!
    Me kte qe j ke shkruar e ke vertetuar edhe njehere se Makron ka te drejte.
    Sa per Kadarene , Franca e ka vlereduar e nderuar me tituj e propozim per Nobel, ashtu si ai plotesisht e meriton, dhe fatkeqesisht jane shqiptaret qe sa here qe permendet emri i Kadarese fillojne nga fyerjet e denigrimet . Sa mire qe Makroni nuk di shqip se me kete mentalitet dhe qasje ndaj ceshtjeve dhe personaliteteve qe kane shumica e shqiptareve, nuk do e pranonte Shqiperine ne EU per 100 vjet.

  8. Ana says:

    Shume sakte.Shkrim i shkelqyer,Shqiperia kerkon shume pak.Ti jepet nje mundesi,pra i shtrin doren Europes,qe ta lejoje te ktheje veshtrimin dhe te perpiqet qe mbas shume vjet te jete krahas shteteve te tjera europiane.Dhe Macroni thote JO.Do permendja dhe une fjalen e Tanjes .TURP.Mbani fjalen e dhene.

  9. Edi says:

    Po ik or kar artikull shkrues, provincial, te tjera vende jane me disa nobel price , me antikitet akoma mbi faqen e dheut , keshtjella mesjetare e rruge te hereshme ku ecet dhe pas 2000 vjetesh… me aktore , shkrimtare, shkemctare e sportiste qe i kane panumer …
    Boll me kete “ patriotizem” idiotesh ae n’a ben te kemi turp nga vetja.
    Nuk e meritoe! Jemi vend hajdutesh, kriminelesh, te pamesuar me quteterimin.
    Jemi vend ku ne c’do dollar te investiar nga qeverria , 40 cent vidhen! Kujtoni ju se nuk i dine ata keto?!

  10. Sqepari says:

    Preljocaj, ylli i baletit modern qe ka bere epoke ne Paris

  11. Fuat says:

    Ky eshte shkrimi me i bukur i botuar keto dite me teme celjen e negociatave me per Shqiperine. Te lumte pena Mentor Kikia!

  12. Bureto says:

    ‘Kujtoni ju se nuk i dinë ata këto’, pyet @Edi. Po cilët qenkan ata që i dinë të gjitha ato? Franca apo 26 vendet e tjera që me forcë kanë kërkuar hapjen e negociatave? Apo Këshilli i Europës, Parlamenti Europian, bundestagu gjerman, Italia e shumë shtete e qeveri të rëndësishme të unionit, veçmas apo në grup? Po ShBA që është shprehur disa
    herë në mbështetje të çeljes së negociatave? Dhe për më tepër çelje nuk do të thotë pranim në
    Union, por vetëm pranim për ulje në tavolinë për të diskutuar 32 kapitujt e marrëveshjes së pranimit dhe që vetëm me përmbushjen e tyre të mund të bëhet antarësimi në BE? E kur do bëhet kjo, sot, nesër apo mbas pesë e më shumë viteve? E pra të gjitha këto i dinë ato 26 vende të BE që janë pro Shqipërisë dhe MV dhe vetëm Franca apo më mirë të themi presidenti i saj nuk i dinë. A duhet për këtë qëndrim të Macron, popujt e dy vendeve të refuzuara, Shqipërisë dhe MV, të brohorasin “Vive le France, vive monsieur Macron!”?…..

  13. Arber says:

    Nuk eshte se kane bere ndonje gje te madhe per francen apo shqiperine ato personalitete qe permend ne shkrime zotria,te mos bejme propagande te kesaj natyre. Franca ka pranuar azilante marokene,algjeriane,tuniziane ,afrikane,etj, e jo me shqiptare qe jemi europiane natyrale. Admirues i francezeve ka qene edhe enveri me gjithe kasten bolshevike,tipat si keto pelqenin francezet. Dihet se franca te gjithe vendimet e medha politike per shqiperine i ka marre ne unison me rusine dhe serbine. Kete diskriminim ne dem te shqiptareve nuk e kane bere as fashistet e duçes dhe as nazistet gjermane,ku dihen qendrimet e tyre per shqiperine dhe bashkimin me trojet e tjera shqiptare. Politikanet tane nga injoranca por edhe per interesa personale pushteti nuk e kane shfrytezuar kurre dashamiresine e gjermanise dhe italise,pa dallim klase politike,por edhe aleatit me te forte SHBA. Sa per shkrimrarin e shquar i.kadare,pa dashur te cenoj pasi nuk jam njohes i mire i pjeses letrare,por ne vleresimin tim ka kontribute minimale si personazh i njohur shqiptar ne bote e aq me teper ne france. Mendoj se ai nuk krahasohet me korifejt e letrave shqipe, n.frasheri,n.mjeda,gj.fishta,migjeni,v.pasha,f.konica,f.noli,etj se nuk po i kujtoj. Ato ishin koloset shqiptare qe i kane dhene vendit,ne politike,gjuhe e shkrime.

  14. Ilia saro says:

    Pershendetje Zoti Mentor Kasa ,shkrim me brilant nuk behet.
    Sinqerisht : ILIA Saro. , Chicago , U.S.A.

  15. ideali says:

    Ti Kikia je nje cope injoranti Gjenerali i Kadarese ishte nje genjeshter e madhe. 6000 shqiptareve te vrare nga Enveri s u gjenden varret, Kadareja sjell gjeneralin dhe priftin te mbledh kockat e ushtareve pushtues.Hahaha Sa regjim liberal diktatura.Nje genjeshter e madhe per te cilen nuk eshte folur kurre. Kikia nuk futesh ne Europe me kryetar parlamenti nje vrases dhe minister dhe sekratar i pare i partise komuniste. Kjo s ka ndodhur ne asnje vend te lindjes pas 30 vjetesh.Ik perlaj ndonje pjate groshe.E ka fajin imperializmi pse nuk ndricon fanari ndricues.

  16. eh, ç'tu theme says:

    Ky shkrimi eshte qe ta lexojme ne duke na kujtuar dhimbjet e gjymtimin qe na ka bere Franca apo eshte ta lexoje Macroni dhe francezet?! Keto fjale dhe ca te tjera duhet te ja thoni Macronit live , dikush qe shkon e takon afer dhe jo vetem, por ti besh pak histori se si ka vepruar Franca deri ne Kosove pas daljes nga regjimi serb. Ndonje gabim si azilin e Kadarese s’duheshe ta permendje se e dime qe ka gjithe ato pikepyetje per kete çeshtje, per at qe kane lindur pas viteve 1990 , ndersa per ne te tjeret, ca, e dime se pse dhe si Kadare shkoi per “azil” ne France. E kuptoj acarimin e autorit dhe zemerimin e tij me te drejte te plot, por kete gje duhet ta thote dikush nga larte direkt ne Tv dhe ta thote sot dhe ta thote nje emer qe degjohet ne Europe. Ky mund te jete kryeministri, kryetari mazhorances apo nje personalitet qe ngjall interes ta degjojne . Te pakten, Macron djali me grua plaken, ta degjoje pa e di qe s’i prishe pune, por me e rendesishmje eshte ta degjojne te tjeret europiane dhe ti kujtojne se Europa ta shkon ujet nen rrogos si dikur me copetimin edhe sot, pavaresisht deshirave te cave dhe bllokimit te cave. Dhe ne fund edhe pjesen e Euorpes “kurve” plak e kemi dhe ne vendin tone tek ata armiq te ketij vendi qe pershendesin hapet Macroni duke mos u hyre asnje gozhde ne bythe megjithe ato qe kane bere e vazhdojne te bejne. Populli thote: o balo te hegert tenja, se e ke te ligen brenda!.

  17. Vetingu says:

    Po Kadare perse nuk ndihet. Si nje ambasador i Shqiperise sot eshte dita qe ai duhet te flase.
    Mjaft me dokrat qe thote per diktaturen. Si duket eshte kaq shume i kompleksuar nga ai sistem.
    Fol Kadare fol.
    Fol atje dhe atehere kur duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje