Artan Lame: Ja zgjidhja për objektet që nuk mund të legalizohen për shkak të problematikave që kanë

17 Tetor 2019, 15:20Sociale TEMA

Sot, Drejtoria Rurale 1 ka shpërndarë 131 certifikatat e fundit në Njësinë Administrative Zall- Herr, duke mbyllur kështu procesin e legalizimit dhe hipotekimit në këtë zonë.

Në këtë komunë kanë mbetur dhe një numër banesash të pa legalizuar, pasi nuk plotësojnë kushtet e
kualifikimit. 1310 është numri i vetdeklarimeve në këtë njësi administrative.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame theksoi në fjalën e tij, se priten ndryshime të tjera ligjore për të vijuar edhe me këto objekte që deri tani nuk mund të legalizohen.

“Zall Herri është një njësi administrative që ka pasur 1310 ndërtime pa leje, shenjë e qartë që juve ju ka ngrënë duart për punë dhe keni bërë goxha punë, sepse 1310 shtëpi nuk janë pak.

Nga ana tjetër kuptohet dhe për drejtorinë ishte një punë kolosale përfundimi i këtij procesi. Me këto 131 leje që jepen sot përmbyllet ky proces në Njësinë Administrative Zall- Herr. Ka qenë një punë e madhe, mbeten edhe një numër i vogël, por sidoqoftë i rëndësishëm, që nuk legalizohen dot për shkak të ndërtimi jashtë afatit, ose për shkak të vendit të ndërtimit që mund të bie buzë rrugës, buzë lumit, pra në
vende ku ligji e ndalon legalizimin.

Doja të jepja një lajm të mirë, jo për juve sepse ju e mbyllet procesin, por për ata që nuk e kanë legalizuar ende, pikërisht se ka probleme.

Jemi duke bashkepunuar me Kuvendin dhe Qeverinë për të bërë ndryshimet, përshtatjen me ligjin që po përgatitet për të gjetur një mënyrë të trajtimit të objekteve që nuk mund të legalizohen sot për sot, për shkak të problematikave që kanë.

Para një jave ishim në Venezia për dy gjëra: një për Presidentin dhe një për ligjin e pronave, që është pikerisht ky ligj që është në Kuvend për të bërë përshtatjet dhe ndryshimet e nevojshme”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame.

Drejtoresha e Tirana Rurale 1, Risena Xhaja ka falenderuar të gjithë banorët që përfituan nga ky proces. “Sigurisht që kjo është detyra jonë, por ne nuk mund të vazhdojmë dot punën pa pasur një bashkëpunim me ju”. Deputeti i zonës Xhemal Qefalia ka falenderuar gjithë stafin për punën kolosale që u bë për të mbyllur këtë njësi administrative, ndërsa theksoi se do të shihet ligji për të legalizuar edhe objektet që deri sot nuk mund të legalizohen. Sfida e re për Kadastrën Shqiptare është regjistrimi i tokave bujëqësore në të gjithë vendin.

3 komente në “Artan Lame: Ja zgjidhja për objektet që nuk mund të legalizohen për shkak të problematikave që kanë”

  1. Franci says:

    Po me zonen e Freskut çfare do te behet per legalizimet z.Xhemal Qefalia ???

  2. Plaku says:

    Po ,bukur. Vazhdoni me te paligjshmit t’i beni te ligjshem ,ndersa trashegimtaret e ligjshem te presin ende sa te mbaroni me keta qe nuk zbatuan ligjin dhe ne ja dalcin te jetojne saa te mbaroni hallall ndryshe t’e zgjidhe ne boten tjeter.

  3. tom says:

    Mafje lesho lejet e legalizimit te apartamenteve pse, se ke dhene lejen e ndertimit te pallatetit zbatoje ate o bastard dhe beje cfar te duash me problematikat dhe mos mba peng pronen e qytetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje