Një tjetër bllok banimi në kryeqytet do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të rehabilituar. Bëhet fjalë për bllokun në Njësinë numër 11, i cili kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”.
Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, banorët e kësaj zone do të kenë tashmë infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet, e cila u ka munguar për vite me radhë.
“Vijon puna në kantier për rehabilitimin total të infrastrukturës rrugore të bllokut të banimit që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”. ? #NjesiaAdministrativeNr11 #ErionVeliajPerTiranen #BashkiaTirane”, njofton Njësia Bashkiake nr.11 përmes një postimi në “Facebook’”, teksa publikon edhe disa foto nga punimet në terren.
Investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.
Doemos se eshte zone afer rruges kryesore e bie ne sy nga te huajt,plus qe jane edhe spitale te shumte!
Ndersa ne Yzberisht ku nuk ka spitale,pra nuk bie ne sy,per 50 mije banore nuk ka bere asnje investim per cerdhe,kopshte,kende lojrashmsportive,biblioteka etj!
Reklame e ndyre o Veliaj,qe nuk punon per popullin po per vete!