Ky është momenti kur një djalë 3-vjeç bie nga apartamenti i tij sipër një triçikli që po kalonte në rrugë.
Fëmijë nga India po luante i vetmuar në tarracën e apartamentit, kur në një moment iu afrua rrethojës mbrojtës dhe ra nga kati i dytë.
Por pikërisht në atë moment në rrugë po kalonte një burrë me një triçikël mbi të cilën vogëlushi përfundoi në ulëse.
I habitur me atë çfarë pa, burri së bashku me babanë e djalit të vogël menjëherë iu afruan për ta parë nëse është gjallë.
Për fat të mirë, vogëlushi shpëtoi pa as më të voglin lëndim. (TemA)