“Edhe një” është qasja më e re ndaj grave dhe vajzave, nismë kjo e anëtareve të Kryesisë së Partisë Socialiste, ku në themel të saj ka integrimin e tyre në politikë dhe jo vetëm.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama deklaroi se gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ‘dekor’ por të bëhen pjesë e vendimmarrjeve.
Mes të tjerash, kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i PS-së ngriti shqetësimin se në zonat periferike në Tiranë roli i gruas nuk vlerësohet, ndërsa ironizoi burrat.
“Nuk është e lehtë që në të gjitha organizatat socialiste të kalojmë nga kryesimi në bashkë kryesim. Është një hap shumë kurajoz, por që nuk duhet lënë në asnjë mënyrë me kaq.
Mbi të gjitha duhet të materializohet si një përpjekje e përbashkët e të gjithëve, e deputeteve, kryetareve të bashkive, e këshilltarëve, ministreve dhe zv.ministreve.
Për të mos lejuar që materializimi i kësaj nisme të jetë fiktiv (nisma ‘Edhe një’), për të mos lejuar që përmes fiktivitetit gratë dhe vajzat mos të përdoren si ‘dekor’. Dje kemi diskutuar këtë gjë në Kryesi, të gjithëve u pëlqen kjo nismë.
Por kuptohet se djalli fshihet në detaje. Mbi të gjitha, me të drejtë një pjesë e anëtarëve të kryesisë shprehën shqetësimin se mos edhe kjo nisme përsëri nuk na çon më tutje sesa një respektim formal i një rregulli që përcaktojmë sëbashku.
Në organizimin tonë në PS, e kemi sfidë të hapur atë ndaj formalizmit dhe fiktivitetit. Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; ska gra këtu ku jemi ne.
Se ku shkojnë këta në darkë…(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe.
Çka është më e rëndësishme në kushtet e stome të shoqërisë tonë është se nuk na duhet përfshirja më e madhe e grave për të pasur barazi gjinore, por për të pasur sa më shumë njerëz që janë serioz dhe të aftë”, tha Rama.
Ik o pallosh se je bere bajat fare. Bythpambuk i deshtuar.
Ik or mbushu ti. E katandise kete vend si mos me keq. Nga punet e shtetit jo vetem qe nuk merr vesh por do te na besh edhe ndonje zarar qe ska per tu riparuar kurre si puna e atij xhengenit me serbine. E vetmja gje qe di te besh eshte show mediatik dhe ndonje pikture e shpifur mureve te kryeministrise. Ik shporru sepse ka njerez te ekonomise, drejtesise apo diplomacise qe mund te jene me te dobishem per shtetin shqiptar. Tani ti je i zene me fushaten e vjedhjeve dhe falsifikimeve.