Google Maps po nxjerr në pah një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit me çdo lloj smartphoni të raportojnë lehtësisht vendndodhjen e radarëve policore të shpejtësisë, të cilat do të jenë të dukshme për drejtuesit.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të raportojnë përplasje, ngadalësime në trafik, mbyllje të korisë dhe objekte në rrugë.
Përditësimi i bërë nga Google Maps i ngjan aplikacionit si Waze i cili është gjithashtu në pronësi të Google, të cilat në të kaluarën janë kritikuar ashpër nga organizatat e policisë në SHBA për t’i dhënë njerëzve një mjet për të parë me lehtësi operacionet e policëve.
Një zëdhënës i Google tha se kompania beson se tipari ndihmon në bërjen e rrugëve më të sigurta, duke argumentuar se “informimi i shoferëve për kurthet e ardhshme të shpejtësisë lejon që ata të jenë më të kujdesshëm dhe të marrin vendime më të sigurta kur ata janë në rrugë.”
Artikull i pasakte: Thjesht Google Maps do beje ate qe ben edhe Waze. Shoferet/udhetaret shenojne ne harten dinamike:
– Pranine e policise kur ata vete e shohin
– Pengesat ne rruge (makine e ndaluar, objekt, punime, kafshe te vrara ne rruge)
– Ngadalesim te trafikut
– Aksident
Ky informacion u vlen makinave qe vijne me pas. Shoferet e tyre mund ta konfirmojne ate qe del ne ekran, ta mohojne apo te mos japin asnje reagim.
Per perdoruesit e Waze informacioni eshte shume i dobishem, jo vetem per pranine e policise, por edhe per shume te tjera.
Gezohem qe Google Map do e kete kete mundesi.
Ajo ka kohe qe eshte vene ne zbatim,
jeni ne vonese kohe!!!!! ka me se dy vite qe une e shohe ne application
“mobile speed device warnings”