Vetëhelmohet nëna e 3-fëmijëve nga Kuçova, fjalët e fundit: I bleva kokrrat vetë dhe i piva më vetëdije

22 Tetor 2019, 19:56Sociale TEMA

Një 47-vjeçare nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës, i ka dhënë fund jetës pasditen e sotme,duke pirë disa kokrra fostoksinë.

Lulzime Mema, nëna e 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali, ka qenë e vetme në banesë në momentin që ka pirë lëndën helmuese.

Ajo është gjetur ende me shenja jete në dhomë nga djali i saj 17-vjeçar,i cili ka lajmëruar menjëherë Urgjencën dhe policinë.

47-vjeçarja Mema është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku megjithë ndërhyrjen e mjekëve,ka ndërruar jetë 30 minuta më vonë.

Në momentet e fundit të jetës gruaja ka deklaruar se helmin e kishte blere vetë sot dhe e kishte pirë me vetëdije të plotë.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar nënën e 3-fëmijëve drejt vetëhelmimit,ndërkohë që nga policia konfirmohet se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni dhe ankthi.

1 komente në “Vetëhelmohet nëna e 3-fëmijëve nga Kuçova, fjalët e fundit: I bleva kokrrat vetë dhe i piva më vetëdije”

  1. Dhe plehra presidet haxho Miljona neper Bote
    dhe per veshjet e ceremonive ,blen cfar te doj ,
    vishet Muti ne Frak ,
    nderkohe qe shqiptaret vetvriten se skan me cte jetojne !!!!!!!!!!!!!!!!
    pTUUUUUU SHTET KURVASH E KRIMIELESH POLITIKÉ
    MEDIA PROSTITITASH QE MBESHTESI PER 30-vjet KTE BANDE POLITIKE !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje