Iris Luarasi deklaroi se e kishte ngelur, Arbana Osmani i përgjigjet: Nota s’të bën ngelës e as dështak

22 Tetor 2019, 10:01Sociale TEMA

Para pak ditësh pedagogia e gazetarisë Iris Luarasi, pranoi në një emision se kishte ngelur në klasë disa personazhe të njohur të botës së medias.

Deklaratë e cila nuk u prit shumë mirë për shkak të shkeljes së privatësisë së studentëve, që iu zbulua nota në publik, kur ajo supozohet të mbetet private mes studentit dhe institucionit.

Një nga personat e famshëm që Luarasi përmendi, ishte moderatorja Arbana Osmani, e cila ka vendosur t’i përgjigjet.

 “Çfarë recete do të gatuaje për zyshën që të ngeli?” – ishte pyetja e një ndjekësi për Osmanin, e cila pati një përgjigje mjaft të gjatë.

Moderatorja tregoi peripecitë që ka kaluar në kohën kur zhvillonte lëndën me Luarasin, veprimin e së cilës nuk e konsideroi etik.

Ajo thotë se nuk pendohet që nuk e ka frekuentuar rregullisht lëndën e Luarasit, pasi po punonte për të ndihmuar familjen dhe u thotë studentëve se nota e një mësueseje nuk të bën as ngelës dhe as të paaftë.

 “Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në Top Albania Radio ishte i pamundur.

Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën që im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qira, puna ime ishte shumë e rëndësishme për familjen time.

Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e pedagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtim të rasteve të rralla siç është rasti i zysh Irisit.

Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën. 

Do kisha dashur shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetari Radio” ishte lënda ime e preferuar (dhe më pas jam vlerësuar me 10), por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12, atëherë kur fillonin leksionet me zysh Irisin. Dhe nuk më vjen keq.

Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prap me zyshën e prap mora 10-të.

E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që ‘mikesha jonë’ zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta dhe më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion.

Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam mësuar një leksion edhe më të rëndësishëm.

Nuk të bën as ngelës e as dështak, e as të paaftë nota e një mësueseje.

Përkundrazi, edhe pse jam e bindur që zysh Irisi nuk ka patur asnjë qëllim të keq të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin që edhe ‘ngelës’ mund t’ja dalësh!’,  tregon Osmani.

15 komente në “Iris Luarasi deklaroi se e kishte ngelur, Arbana Osmani i përgjigjet: Nota s’të bën ngelës e as dështak”

  1. asd says:

    Nje gazetar terreni eshte me i afte se nje mesuese katedre; eshte njelloj si ushtari ne front te krahasohej me nje oficer te “shkolles se bashkuar”.

  2. Ida says:

    Mendoj qe Irisi eshte penduar per kete gafe qe i shpetoi nga goja. Mire e tha po ku ishte perfitimi.
    Mendoj qe Arbanes vetem sa i jane shtuar piket nga ky koment i pavend. Prandaj Irisi duhet ti kerkoje ndiese publikisht Arbanes, meqe tha se e ka edhe mike te mire!

  3. Respekt says:

    Mediet Shqiptare jane me te deshtuarat ne Ballkan ,
    jovetem per shkakun se u mbushen me gazetare pakulturen e nevojeshme
    qytetare por edhe mungesen e profesionalitetit .
    Media qe u blen ne rruge te pista nga halabke mafioze maloke katundare fshatare ,
    qe grumbulluan brenda tyre ,po te njejten kategori te shoqerise ,
    duke injoruar kriteret e verteta per nji Medie .
    Pra c’mundet te pretendoshe ne ate vend ,per kto medie qe ne te vertete vetem
    Fasada e tyre te jep iden se kemi te bejme me medie ,
    por pas saj kemi te bejme me nji Kazan mbushur me plehra.
    Nqs hecet nee medie politike e shoqerin e atioj sipas nji kulture katiundaresh -malokesh dal ga shpellat
    e jemi duke ndertuar nji shoqeri te deshtuar sipas modelit injorantit te rruges
    ose vandaleve e te forteve te kafsheve
    gjithcka do dekatoje ne origjine .#
    Mediet kane sot surratin e padroneve te vet ;
    POR KURR
    ate Standart Fytyre e Nivel Mediesh qe ka Bota .

  4. kot says:

    Me thene te drejten nuk eshte se jam fanse e Arabanes, se per mendimin tim ka shume gjera qe mund ti beje me mire e ti thote me bukur kur prezanton, megjithate ky shkrim me pelqeu shume.

    I jep noten qe meriton zysh Iriqit.

  5. Kaltra says:

    O Arbana, me historinë tënde shumë prekëse duhet të frymëzohen gjithë ata studentë që rrijnë kafeneve e masakrojnë lekët e prindërve dhe marrin diplomën me para.Ty të lumtë moj vajzë se çdo gjë në jetë e ke arritur me zotësinë dhe punën tënde.Zysha nuk besoj se ta dinte si e kishe hallin, po ta dinte nuk duhej të të zinte në gojë, përkundrazi duhej ta shihte nga tjetër këndvështrim atë katër që të vuri.Por ty jeta të ka vënë në provë ,kurse zyshën duket që e ka përkëdhelur, prandaj ajo nuk mund të të kuptojë. Ti ishe studente me babanë pa punë dhe duhej të paguaje qiranë e shtëpisë.Të uroj gjithë të mirat dhe vazhdo punën dhe luftën tënde …

  6. Ariu says:

    Zysh Irisi te paska njohur tamam
    Gazetare dhe prezantuese e deshtuar me emisione te sajuara dhe pa asnje vlere te transmetuar per rinine dhe publikun.
    Ka pasur pedagoge tamam Jo si tani
    Zysha e Ka dhjere nqs me vone Ka pasur dhe presion nga topi ose Ka marre lek nga ti dhe ta Ka nxjere 10
    Hohooo

  7. mark says:

    bravo , komplimente, super pergjigje.
    nuk e kam degjuar komentin e Luarasit , se duhet pare dhe kendveshtrimi

  8. Lalai says:

    Pyetja në emision ishte e qarte si dhe përgjigjja.
    Dhe ku eshte problemi këtu??
    Faktet janë kokëfortë thotë pipëlli i Albanistanit.
    A eshte fakt që ishte ngelëse?
    A eshte fakt që ngelësja ne 1 provim dhe më vonë ka ecur në jetë?
    E ateher…?

  9. Ivan i madh says:

    Sipas kesaj tyryfickes Albana kot vene profesoret note dhe jane vendosur kot noton kur mund te punohej pa regjistrohen e nota. Prandaj ka katandisur arsimi ne Shqiperi ne terexhe ku studentet e nxenesit nuk dine te lexojne e shkruajne rjedhshem. Sa jo vetem ne studiot tv, radio e medie kane zene vende pune po dhe ne parlament si deputete.

    1. kot says:

      Meso te shkruash o njeri se le nam…

  10. Beni says:

    Kemi Albanen qe çan me forcat e saj, ndihmon familjen dhe ka urimin e prinderve per kete gje, kemi edhe zyshen qe kishte mamin teknike ne radio dhe u perpoq shume te behej presantuese, por nuk arriti asnjehere.

    1. Ariu says:

      O beni o kok loqe
      Ca’ flet
      Deshte kjo e deshtuara te mos shkonte ne shkolle dhe mos ngelte??
      Sikurse u bene mjeke avokate deputete gjykates dhe prokurore
      Sali shpellari pa’ pike lidhje me njerzimin i beri.
      Pedagogen e Kane pyetur ke ke ngelur.
      Ka dhene pergjigje
      Ka genjyer.???jooooo
      Pse e Ka ngelur e shpjegon pastaj e paafta

  11. BRSS says:

    NOTA KATER NUK ESHTE NGELSE PER TY MOJ ARBANA PER TY VETEM KARI ESHTE KLUA PRU TE QIFSHA ROBTE RRAC KURVASH

  12. labi says:

    Jetojme ne kohe te keqia,Irisin e kam ne lagje,nuk mund te flas mire a keq,por te cohet kokrra fshatares e te tregoj arat kjo nuk mban me,eshte cudi se keto kur zbresin ne fillim rrine urte,mbasi gjejne ndonje dashnor qe i blen makine dhe i fut ne pune cojne koken dhe i duket vetja Tironce na eshte mbush lagjja me te tilla,qe kur fillojne studimet e deri sa gjejne ndonje karafill i hyne e dalin kollovaret ne shpi si me qene taksi.

  13. realisti says:

    Me duket si e nxjerrur nga konteksti thenia e Irisit
    Nese nuk ka genjyer pse duhet ti vije keq Arbanes? Duket sikur po justifikohet perse muk ka mesuar se ashtu e paska pasur nje hall. Stiv Xhobsi s’kishte fare dipllom. Nota apo diplloma nuk certifikon suksesin. Kjo sidomos ne art , por jo vetem ne art. Ka shembuj pa fimd ne mbare boten . Do isha ne fakt kurjoz te lexoja ndonje statistike se ka lidhje te qenurit nxenes i mire me te qenurit i sukseshem ne jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje