FOTOT/ Investimet në Tiranë, shtrohet rrjeti i kanalizimeve për banorët e rrugës “Dalip Zavalani”

21 Tetor 2019, 10:55Sociale TEMA
FOTOT/ Investimet në Tiranë, shtrohet rrjeti i kanalizimeve për

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve po vijon punën për investimin në rrjetin e kanalizimeve për banorët e rrugës “Dalip Zavalani” në kryeqytet, përballë Njësisë Administrative numër 1 dhe 2, një investim nga i cili përfitojnë qindra familje.

Linja e re e ndërtuar zgjidh njëherë e përgjithmonë defektet që ndodhnin në rrjetin e kanalizimeve në këtë zonë, duke mundësuar një shërbim më cilësor për qytetarët.

Sipas UKT, ndërhyrja në këtë segment ka qenë shumë e nevojshme, pasi rrjeti i amortizuar shkaktonte vazhdimisht probleme me ujërat në rrugë. Investimi i Bashkisë së Tiranës synon zgjidhjen e kësaj problematike të mbartur ndër vite, duke u ofruar banorëve të rrugës “Dalip Zavalani” një shërbim sa më cilësor.

Specialistët e UKT kryen zëvendësimin e rrjetit të vjetër me materiale të reja sipas standardeve bashkëkohore, duke siguruar një cilësi maksimale. Gjatë ditëve të fundit, grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje