Rikthehet ora dimërore: Të dielën më 27 tetor, akrepat një orë prapa

21 Tetor 2019, 15:40Sociale TEMA

E diela e fundit e tetorit, data 27, do të shënojë ndërrimin e akrepave të orës, të cilat shkojnë 60 minuta prapa.

Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë dritë, deri në 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

2 komente në “Rikthehet ora dimërore: Të dielën më 27 tetor, akrepat një orë prapa”

  1. Korabi says:

    Po sikur u mor vendim per te mos e kthyer me oren ?

  2. Flamuri says:

    Mire e bejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje