Vijon debati në distancë për negociatat, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Junckerit

22 Tetor 2019, 09:55Politika TEMA
Vijon debati në distancë për negociatat, Rama i përgjigjet

Kryeministri Rama ka vijuar ‘debatin’ në distancë me kreun e opozitës, Lulzim Basha, për sa u përket hapjes së negociatave. Mëngjesin e sotëm kryeministri ka zgjedhur që të citojë Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker për t’iu përgjigjur akuzave të Bashës.

Sipas Bashës vendimi për të mos hapur negociatat është dështimi i qeverisë Shqiptare, ndërsa sipas Juncker në të vërtetë ka ndodhur krejt e kundërta.

Juncker shprehet se “Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gabim historik. Nëse duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimin”.

2 komente në “Vijon debati në distancë për negociatat, Rama i përgjigjet Bashës me fjalët e Junckerit”

  1. asd says:

    Junker ashtu e ka thene, por nuk e kishte fjalen per Ramen, por per Shqiperine. Aresyeja pse Shqiperia u refuzua nga Franca, jane problemet e krimit shqiptar, politikes se kriminalizuar, fijet e lidhjeve te tyre me njera tjetren, trafiku i droges, mungesa e democracise, mungesa e pushteteve te ndara, influenca e politikes ne drejtesi deri tek perdorimi i instrumentave te fundit si Vetingu, KLP ne funksion te politikes se krimit. E thene shkurt, shteti dhe qeveria shqiptare funksionojne si organizata ne sherbim te nje figure te vetme qe eshte KM i radhes. Macron ka drejtuar gishtin tek Rama, nderkohe qe ky i fundit fshihet nga e verteta, duke cituar dhe perdorur fjalet e eksponenteve te BE, sikur ato (fjale) jane thene per te.

  2. Zigur Qarri says:

    I thua dot Jean Claude Juncker pijanec ti o gerdalle,ashtu si i thua Dash Shehut?Te thote dot Jean Claude Juncker hajdut,si te akuzon populli dhe opozita,apo drogaxhi ashtu si te tha Berisha ne Parlament(akuze te se ciles ti nuk je pergjigjur akoma),kur deklaroi se nese nuk je pozitiv largohet nga politika?Te shrytezosh gjuhen e rezervuar dipllomatike e te huajve per te justifikuar deshtimet,kur deshtimi eshte fakt i kryer de jure,tregon se ke humbur realitetin(natyrisht nga efekti i droges) dhe nuk gjen dot asnje argument qe te shfajesohesh,dhe kujton se do te na mbushesh mendjen, qe duke perdor mall te huaj,e verteta zyrtare nuk eshte e vertete !Karrikja elektrike eshte pak per ty,aq shume dëme i ke sjellur shqiptareve o supermashtruesi i mijëvjeçarit,qe erdhe ne pushttet me ndihmen llumit te shoqerise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje