DETAJET/ Zbulohet celula terroriste iraniane që vepronte në Shqipëri, Veliu: Si u parandalua sulmi në festën e Novruzit

23 Tetor 2019, 12:11Kronika TEMA
DETAJET/ Zbulohet celula terroriste iraniane që vepronte në

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi se një celulë aktive terroriste, i drejtuar nga regjimi iranian është zbuluar në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat Veliu bëri me dije se synimi i këtij rrjeti ishte kryerja e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK).

Më tej ai deklaroi se kjo celulë terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

Deklarata e plotë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit Gledis Nano, në deklaratë për mediat, për goditjen e një celule terroriste.

Një rrjet terrorist, i drejtuar nga regjimi iranian është zbuluar në Shqipëri. Synimi i këtij rrjeti ishte kryerja e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane (MEK).

Një celulë aktive terroriste e njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS iraniane është zbuluar së fundmi nga Institucionet Shqiptare të Sigurisë. Celula terroriste është gjithashtu përgjegjëse, mes të tjerash, për planin e muajit mars 2018 për kryerjen e një akti terrorist gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK), plan që u parandalua nga masat e shtuara të Policisë së Shtetit, falë informacioneve të sakta.

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.

Një nga këta operativë është Alireza NAGHASHZADEH, një iranian i cili është vetë një ish-anëtar i MEK-ut dhe zotëron një pasaportë austriake. Naghashzadeh u dërgua nga PEYMAN-i për të grumbulluar informacion në Shqipëri gjatë disa vizitave të veçuara, si pjesë e planeve për një sulm që eventualisht u ndalua.

Një tjetër operativ, është Abdolkhalegh MALEK ZADEH, një iranian që jeton në Turqi dhe që ka drejtuar celulën operacionale. MALEK ZADEH (i njohur gjithashtu nga lidhjet kriminale me pseudonimin “Ferhat”) ka vazhduar të punojë gjatë dy viteve të fundit me Abdulselam TURGUT, një figurë e njohur e krimit të organizuar turk, për të planifikuar sulme terroriste me urdhër të PEYMAN-it dhe të Forcave QUDS. TURGUT, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës është burgosur së fundmi në Azerbajxhan dhe në Turqi me akuza për trafik droge. TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri. TURGUT është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, TURGUT është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Operativët kriminelë, me bazë në Ballkan, që janë vartës të TURGUT-it ose të një trafikanti droge turk të lidhur me të, nga viti 2018, janë dërguar në Shqipëri për të avancuar planifikimin e sulmeve kundër MEK-ut, siç ishte diktuar nga MALEK ZADEH dhe Forcat QUDS. Autoritetet shqiptare i kanë identifikuar këta individë dhe informacioni i siguruar nga informatorë nga brenda organizatave kriminale i ka lejuar autoriteteve shqiptare që të parandalojnë planin e marsit 2018 dhe planifikimet eventuale për sulme nga figurat e krimit të organizuar që kishin si objektiv MEK-un për llogari të regjimit Iranian.

Forcat QUDS janë krahu operacional i IRGC (Islamic Revolutionary Guard Corps – Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit) që vepron përtej kufijve të Iranit. Forcat QUDS drejtohen nga Qassem SOLEIMANI, i cili është përgjegjës, mes të tjerash, për aktivitetin e Iranit në Jemen, Irak, Siri dhe Liban. Celula terroriste i përkiste, siç u përmend, njësisë së operacioneve të jashtme të Forcave QUDS, një njësi operacionale e konsideruar si klandestine dhe sekrete, e cila është përgjegjëse për planifikimin dhe zbatimin e aktivitetit terrorist jashtë Iranit.

 Brenda kësaj njësie, ka një nënnjësi që merret ekskluzivisht me organizatat që janë kundër regjimit. Modus Operandi i njësisë përfshin menaxhimin nga distanca të forcave të treta (proxy), zakonisht kriminelë dhe anëtarë të mafies me të kaluar të ndryshme, në mënyrë që të mbulohet përfshirja e Iranit në terrorizëm. Duke përdorur këtë Modus Operandi, MOIS (Ministry of Intelligence and Security – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë) të Iranit ka vrarë të paktën 4 opozitarë të regjimit në Holandë, Gjermani dhe Turqi dhe ka organizuar sulme të pasuksesshme, sikurse ishte sulmi i fundit i mbetur në tentativë kundër konferencës së MEK-ut në Paris, në Qershor 2018.

Sjellim në vëmendje se nga viti 2014, në koordinim me Kombet e Bashkuara dhe SHBA- ja, Shqipëria ka pritur një numër anëtarësh të MEK-ut, një organizatë që e sheh veten si opozita në mërgim dhe si një alternativë praktike ndaj regjimit iranian dhe për këtë shkak regjimi iranian e sheh atë si kërcënim serioz për mbijetesën e tij. MEK-u është një shënjestër kyçe për forcat e sigurisë iraniane, të cilat tentojnë të sulmojnë anëtarët e organizatës kudo ku ata mund të jetojnë dhe operojnë jashtë Iranit.

Institucionet shqiptare të sigurisë po punojnë vazhdimisht për të ndalur këto tentativa për sulm.

Gjeneralitete:

1.PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.

2.Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.

3.Erwin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.

4.Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967. (TemA)

7 komente në “DETAJET/ Zbulohet celula terroriste iraniane që vepronte në Shqipëri, Veliu: Si u parandalua sulmi në festën e Novruzit”

  1. Romel says:

    Po ca pret ti o idiot e keni mbush vendin me xhamia memoriale turke shkolla insitute turke marif. Arab. Sirian

  2. undefined says:

    O te shkerdhefsha “festen” Novruz jevgut o b…q…”festa” kurdesh festohen ne Shqiperi….eshte te vesh duart ne koke ne kete vend….

    1. Shqiptari says:

      Zoti te gjykon nqs je besimtar dhe flete keshtu per njerez ose besime qe ste perkasin tregon qe je primitivo ose thene ndryshe afer kafshes,,,

    2. Popull says:

      Flm amerikaneve se te ishte per Velinjte tane ketu do kendonte hoxha edhe ne parlament edhe ne qeveri. Veliut i kane vjedhur 1 mil euro ne shtepi nje vit me pare dhe akoma nuk e ka gjetur hajdutin. Sigurishte nuk mund ta denonconte se ca do thosh per burimin e parave.

  3. Vladimirovic says:

    Për këta lloj “njerëzish” parlamenti mos duhet te rishikojë hapjen e Spaçit dhe Bulqizës që të ecë përpara edhe ekonomia e vendit.

  4. Protestuesi says:

    Per kete aresye shqiptaret do te vuajne gjate. Sa me pare te rikthehen ne origjinen e tyre, aq me mire do te jete per gjeneratat, qe do te vijne neser.
    Iliret e djeshem para Krishtit dhe shqiptaret e sotem pas Krishtit, pasardhes te ilirëve, kane kontribuar gjeresisht ne perhapjen e Krishterimit (qe nga Perandori Kostandin e me pas deri tek Nene Tereza) dhe me mbrojtjen e Krishterimit (me Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, qe turqit nuk e shohin dot me sy, ndersa Vatikani e ka cilesuar ”Kalores të Krishterimit”). Disa nga kreret e Vatikanit kane qene ilire.
    Politikanet tane te rinj ne moshe, me tradite myslimane (turke) dhe me aktivitet komunist per interesa egoiste, u bene kamikazet e Shqiperise dhe e antaresuan vendin ne Konferencen Islamike. Mallkuar qofshin ne jete te jeteve keta armiq te popullit dhe vendit tone!
    Europa e njeh vendin tone dhe e vlereson per kontributin ne mbrojtjen e perhapjen e Krishterimit, ndersa sot vendin tone e kane mbuluar xhamite dhe shtizat e djallit. Keshtu nuk shkohet ne Europe. Shqiperia do te jete ne radhe pas Turqise per te hyre ne derën e BE, dmth kur te piqen bathët…

  5. Rudi Nako says:

    Feja e shqiptarit është Shqiptaria.
    Duhet përsëri një spastrim si ai që bëri Enver Hoxha. Në humnerën ku kemi degraduar dhe me demagogjinë skandaloze që ushqehemi nuk është çudi që shumë shpejt kombi shqiptar dhe Shqipëria të pushojnë së ekzistuari.
    Kur në qendër të Europës, për llogari cinike të Perëndimit, kemi krijuar një nga kampet më të mëdha terroriste paramilitare kundër shtetit të jatollahëve të Iranit, (edhe pse kundërshtarë, aq të ngjashëm mes tyre) nuk duhet të habitemi që jemi në shënjestrën e tyre.
    Irani i ka idetë e qarta, Perëndimi i ka idetë e qarta, të vetmit jemi ne që kemi ulur brekët dhe nuk kemi asnjë ide dhe përgjegjësi as ndaj kombit dhe as gjeopolitike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje