Ish-prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Theodhori Sollaku është skualifikuar nga gara për në Gjykatën e Lartë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
“Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorin për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatit nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi skualifikimin e kandidatit z. Theodhor Sollaku.
Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, thuhet në vendimin e KLGJ-së.
Njëjtë si Gjykata Kushtetuese, edhe Gjykata e Lartë po kalon krizën më të madhe të saj përsa i takon mungesës së anëtarëve, të cilët u shkarkuan nga vettingu .Gjykata e Lartë gjatë këtij procesi humbi shtatë anëtarë.
Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë. 16 gjyqtarë karriere dhe 3 nga radhët e juristëve të spikatur.
Aktualisht në garë janë;
Jetmira Rragami
Ervin Pupe
Rezarta Melo
Kestrin Katro
Sokol Sadushaj
Ilir Panda
Ardita Alsula