U arrestuan si pjesë e grupit “Bajri”: Shpallen të pafajshëm ish-trajneri, ish-boksieri dhe ish-portieri i Vllaznisë

22 Tetor 2019, 11:57Kronika TEMA

Shpallen të pafajshëm ish-trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, ish-boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa dhe ish-portieri i Vllaznisë B, Fabjol Rexhepi, të cilët dyshoheshin si të përfshirë në grupin kriminal “Bajri”,

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ku çështja u transferua në gusht pas shpalljes së mokompetencës nga Krimet e Rënda.

Ky vendim u dha nga gjyqtari Tonin Sterkaj, ndërsa prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash.

Grimaj është ish-portieri legjendar i Vllaznisë së Shkodrës, ish-trajner i kësaj skuadre dhe në momentin e arrestimit ai mbante postin e trajnerit të Kombëtares së femrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje