Rreh gruan në mes të restorantit japonez, arrestohet emigranti shqiptar

21 Tetor 2019, 21:01Kronika TEMA

Ishin të ulur në një restorant japonez, ne një tavolinë të madhe bashkë më njohur. Por në një moment një 50-vjeçar shqiptar filloi të grindej me bashkëshorten, dhe menjëherë nga fjalët kaloi te dhuna barbare ndaj saj.

Ngjarja ka ndodhur në Itali, në Montebelluna të Venetos, dhe të pranishmit në restorant fillimisht kanë ngelur “të ngrirë” nga pamja e tmerrshme, por për fat të mirë në tavolinën ku ndodhej shqiptari i dhunshëm ndodhej edhe një karabinier i veshur civil, i cili mori në mbrojtje gruan e dhunuar dhe thirri kolegët.

Në Itali dhuna ndaj grave është objekt i një ligji të ri që aktivizon menjëherë forcat e rendit në parandalimin e saj.

Shqiptari që banonte prej vitesh në Itali, është larguar nga shtëpia dhe nuk mund të takojë më bashkëshorten, me të cilën po fillonin procesin e ndarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje