Kryeprokurori mbetet peng i zvarritjeve, shtyhet sërish seanca për Lulzim Alushajn. Ankimoi vendimin e KLP

21 Tetor 2019, 09:29Kronika TEMA

Shtyhet për të dytën herë seanca në gjykatën Administrative për Lulzim Alushajn, i cili u skualifikua nga gara për Prokuror të Përgjithshëm.

Mësohet se mungesa e njërit prej gjyqtarëve ka bërë që vendimi të shtyhet për në 25 Tetor.

Alushaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë, e cila e nxori jashtë garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm me motivin se nuk kishte përvojën e mjaftueshme si jurist (15 vite).

Ndërkaq, gara për kryeprokuror do të vijojë të jetë e bllokuar derisa të jepet vendimi për Alushajn.

KLP-ja ka caktuar listën përfundimtare me 3 kandidatë për Prokurorin e Përgjithshëm: kryeprokuroren aktuale Arta Marku, Prokurorin e Krimeve të Rënda Olsjan Çelën dhe Prokuroren e Apelit të Tiranës Fatjona Memçajn

2 komente në “Kryeprokurori mbetet peng i zvarritjeve, shtyhet sërish seanca për Lulzim Alushajn. Ankimoi vendimin e KLP”

  1. xhoxhi says:

    Duket se po vihet në binarë drejtësia po më duket se po i bëhet muti fare.Do bëhet në gusht do bëhet në shtatot tetor dhe nuk dihet sekur do plotësohen gjykatat që janë bosh,Një gjë është e sigurte asgjë nuk do bëhet….

  2. Illi says:

    Ore nese ligji e ka te qarte qe duhen 15 vjet Pune si Jurist dhe zoteria nuk i ka, atehere gjykata qe e ka pranuar padine duhet te mbaje pergjegjesi, perndryshe ne rast se zotnia i ka duhet te mbaje pergjegjesi Ibrahim me shoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje