Prokurori Ramadan Troci jashtë sistemit të drejtësisë, nxori viktimat fajtorë

21 Tetor 2019, 21:57Kronika TEMA

Prokurori i Dibrës Ramadan Troci është përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë. Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut, duke e nxjerrë prokurorin dibran nga sistemi i drejtësisë për shkak të problemeve me disa çështje penale dhe me fshehjen e pasurisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama  relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, deklaroi se kanë lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili u mor më 15 nëntor 2018.

KPK vendosi që të mos e konfirmonte në detyrë, me pretendimin se kishte gjetur probleme në pasurinë e tij. Më konkretisht, bëhet fjalë për një apartament 94 metra katrorë në zonën e Selitës, ku diferenca e gjetur, sipas avokatit të Trocit, është 700 mijë lekë të rinj.

Pas një karriere gati 20-vjeçare në sistemin e Drejtësisë, prokurorit Ramadan Troci iu hapën probleme me pasurinë, konkretisht për një ndërtim pa leje prej 32 metrash katrorë, të ndërtuar nga i ati në zonën e Paskuqanit, në Tiranë. Gjithashtu, KPK-ja mendon se prokurori nuk qartëson kontratën e qirasë të lidhur me një person tjetër për një banesë, në të cilën Troci jeton bashkë me familjen, në zonën e “Pazarit të Ri”.

Gjithsesi mosfillimi e pushimi i hetimeve për 4 aksidente me vdekje e tre plagosje gjatë kohës që ishte prokuror në Bulqizë vulosi shkarkimin prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të prokurorit Ramadan Troci. Pas një denoncimi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vëzhgoi në Facebook se vëllezërit e prokurorit Ramadan Troci reklamonin aty makina luksoze dhe biznese. Një prej këtyre bizneseve të reklamuar në profilet e tyre sociale, një bar-kafe e mobiluar me luks sipas KPK-së, krijoi dyshime serioze se gjatë kohës që kishte qenë prokuror në Bulqizë e Dibër, Troci kishte favorizuar bizneset e shfrytëzimit të minierave.

Kafeneja zotërohej nga baxhanaku i prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili pas hetimeve prej Komisionit rezultoi se kishte blerë aksione në një kompani shfrytëzimi miniere. Aksionet, vlera e blerjes së të cilave nuk dilte në dokumente, për të cilat KPK dyshon se ishin pasuri e vetë prokurorit dhe indicie të marra prej denoncimit u bënë shkak për një hetim të thelluar rreth vendimmarrjes së Trocit gjatë kohës që ai punoi në Bulqizë.

KPK, e cila shkarkoi Trocin më 9 nëntor pas procesit të rivlerësimit për “cenim të besimit të publikut te drejtësia” e “deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë”, shprehet në vendimin e zbardhur se gjeti se prokurori kishte mbyllur hetimet ndaj kompanive pa kryer veprime hetimore dhe duke përdorur ekspertiza të cekëta, “të pabazuara në prova” e duke mos marrë dëshmi.

Komisioni tha se në 7 çështje aksidentesh të shqyrtuara, me 4 të vrarë dhe tre të plagosur, Troci ua kishte lënë fajin viktimave. “Komisioni, vlerëson se një shpërfillje e tillë dhe neglizhencë ndaj humbjes së jetëve njerëzore, nuk përputhet me rolin e prokurorit”, thuhet në arsyetimin e zbardhur.

Në mbrojtje të tij Troci tha gjatë seancës dëgjimore, se vendimmarrja e tij në këto çështje nuk ishte gjetur me probleme prej Prokurorisë së Përgjithshme, por sipas KPK-së nuk dha argumente për problemet e gjetura. Troci nisi karrierën si prokuror në vitin 2001 dhe prej asaj kohe ka punuar në Bulqizë, Dibër dhe Tiranë. Në vitin 2014, ai u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2016 punoi si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

8 komente në “Prokurori Ramadan Troci jashtë sistemit të drejtësisë, nxori viktimat fajtorë”

  1. Turp says:

    Po ce o Maradani ishte cun i pergatit. Problem i madh qe mbyll 4 dosje me vrasje. Biznesi i pari pa kush vdes skemi ci bejme.

  2. Ai says:

    Futeni në burg cfare prisni?

  3. 5 Stsrs. says:

    Edhe prokuror Julian Zonja ka bere viktimen fajtor ndersa kriminelin e ka shperblyer.

  4. Drejtesi says:

    Per keto kucedra nuk flet askush, sepse politika dhe media duan destabilizim qe te stopoje vettingu. Vonon por nuk harron. Hienat, ende ne parti, qeverri e parlament, po e ndjejne se i kane ditet e numeruara…

  5. Rraca e dhjere says:

    Nje tjeter shkerdhate fshatar tranzicioni i kamur nga vdekja e nevojtareve. Keta katundare duhen djegur ne shesh si ne mesjete

  6. FLUTURA says:

    Maskara qe ka shkaterruar jetet e njerezve ktejtesisht te pafajshem, ne skandalin e Bankes se Shqiperise. I paafte dhe sigurisht lolo i politikes. Ta brovoje edhe vet burgun, per korrupsionin qe ka bere!

  7. era says:

    Po prokuroren Esmeralda Cami(Keshi) si e graduat ashtu edhe ajo ka bere namin ne Diber me dosjet e minieres e shume te tjera si keto ajo ishte nje e pa afte dhe midiokre cdo ceshtje e shikonte me ryshfet turp per vetingun per te.

  8. no says:

    Ky eshte VRASESI pa arme, Por qe iu ka marre jeten njerezve plotesisht te pafajshem duke i akuzuar padrejtesisht.
    Meriton jo burg por ta djegesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje