Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani. 39 trupa të pajetë janë gjetur në një kontejner të ngarkuar në një kamion në Eseks, Angli.
Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut dhe bëri me dije se kamioni vinte nga Bullgaria dhe kishte hyrë të shtunën në Britani.
“Është një incident tragjik ku një numër kaq i madh njerëzit kanë humbur jetën”, tha shefi i Policisë, Andrew Mariner. “Hetimet vazhdojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”.
Ai shtoi se viktimat po identifikohen, por do të jetë një proces i gjatë. Policia nuk ka dhënë detaje mbi etninë e personave të vdekur. (TemA)
Të interesohemi nëpërmjet ambasadës se mos ka nga Shqipëria.
Kamioni vinte nga Bullgaria, por hyrjen per ne Angli e kishte bere nga Irlanda , me traget kane kaluar ne Uells, pastaj kane ardhur ne periferi te Londres. Vetem te shikosh cfare rruge te mundimshme kane bere, duke qene se mund te kalonin nepermjet Eurostarit per ne Angli. E kane bere per te shmangur kontrollet. Po sikur bullgaret udhetojne lirshem, apo ishin emigrante nga Azia. Nje zot e di.