FOTOT: Rruga Pogradec-Tushemisht në rikonstruksion, ndikim në zhvillimin e turizmit

23 Tetor 2019, 10:40Sociale TEMA
FOTOT: Rruga Pogradec-Tushemisht në rikonstruksion, ndikim në

Rruga Pogradec–Tushemisht po rikonstruktohet në kuadër të programit “Rrugët lidhëse rajonale” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Me një gjatësi investimi 6 km, ky projekt pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës, veçanërisht në drejtim të turizmit dhe ekonomisë lokale.

Aktualisht vijon puna me proceset gërmim dheu, shtresë çakëll, si dhe në ndërtimin e veprave të artit përgjatë gjithë gjatësisë.

Është bërë devijimi i trafikut, duke ndërtuar tombino të përkohshme, si dhe vazhdon gërmim dheu kasonete nga pjesa fundore, në zonën jo të banuar.

Sipas FSHZH-së, puna po ecën me ritme të larta, pasi kjo rrugë parashikohet të përfundojë në një afat kohor, prej 8 muajsh.

 

1 komente në “FOTOT: Rruga Pogradec-Tushemisht në rikonstruksion, ndikim në zhvillimin e turizmit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje