Kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se jemi gati që nesër për zgjedhje të parakohshme, por që ato të garantojnë votën e lirë.
Për herë të parë kreu i opozitës pranoi se nuk ka më kushte specifike, por “kushti i vetëm i opozitës, për të cilën kemi bërë një betejë, është që shqiptarëve t’u garantohet liria e votës”.
Basha thotë se zgjedhjet i duhen Shqipërisë shumë më shumë sesa Maqedonisë së Veriut, e cila nga ana e saj, pas refuzimit të hapjes së negociatave me BE-në, vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Por a është gati Basha për dialog me Edi Ramën? Kreu i PD surprizon me përgjigjen duke u shprehur: “Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun!”
Në një intervistë për Vizion Plus, Lulzim Basha, foli për situatën e fundit politike dhe shprehu vullnetin e partisë që ai drejton për t’i dhënë fund krizës politike.
Zoti Basha, më 18 tetor Këshilli Europian vendosi të mos hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Pse mendoni është faji i qeverisë, përgjegjësia e qeverisë? Pse kërkoni ju zbatimin e skenarit maqedonas për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme?
E para, nuk e them unë e thotë vetë Bashkimi Europian që, në rastin e Shqipërisë, nuk pati konsensus, por, përkundrazi, kishte një numër të madh vendesh, jo vetëm Franca, që ishin kundër. Arsyet, po kështu, këto vende, i kanë bërë të qarta: luftë e pamjaftueshme kundër krimit dhe korrupsionit. Pra, krimi dhe korrupsioni mbeten shqetësim i madh, ndarja e pushteteve është cituar si problematikë.
Pse na duhen zgjedhje të parakohshme në fakt, si në Maqedoni? Pse është zgjidhja kjo?
Në fakt Shqipërisë i duhen zgjedhje të parakohshme shumë më shumë sesa Maqedonisë. Vendimi i Maqedonisë tregon sesi veprojnë drejtuesit me një fije përgjegjësie ndaj vendit
Jeni gati ju të shkoni në zgjedhje të parakohshme? Kushtetuta e parashikon për 45 ditë. Apo duhet të plotësojmë kushte të tjera?
Ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që nesër. Kushti i vetëm i opozitës, për të cilën kemi bërë një betejë, është që shqiptarëve t’u garantohet liria e votës.
Duke garantuar standardet minimale zgjedhore, për të cilat Partia Demokratike dhe aleatët kanë propozuar një sërë masash.
Ka një debat të bërë tashmë prej 9 muajsh, me Edi Ramën kryeministër, pa Edi Ramën kryeministër?
Secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Një njeriu, i cili është kapur duke vjedhur edhe veten e tij, siç ndodhi me 30 Qershor, mund t’i besohet se do të organizojë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po të lexojmë në raportet e OSBE/ODHIR-it përgjigja është e thjeshtë: Jo! Po të lexojmë kushtet e Bundestagut, përgjigja është e qartë: Jo!
Ju përfaqësoni interesat e qytetarëve që besojnë tek opozita, z. Rama përfaqëson ka mbështetjen e socialistëve. A jeni gati ju të uleni me kryetarin e Partisë Socialiste në një tryezë dialogu për t’i çelur rrugën zgjidhjes së krizës?
Nuk kemi përjashtuar asnjëherë dialogun. Por dy gjëra të ndryshme është propaganda, pra, ulja për t’u ulur, siç ndodhi në 2017-ën, ku u shfrytëzua vullneti i mirë i opozitës për të vënë interesin e Shqipërisë mbi interesa tona politike. U nënshkrua një marrëveshje, e cila nuk u zbatua.
Ju thatë që, pas takimit të shefes së misionit të OSBE/ODIHR-it, që reforma zgjedhore është e vetmja rrugë për të dalë nga kriza. Pati një moment konsensusi, kur PD mori pjesë në një tryezë të OSBE/ODIHR-it, prej atij momenti nuk kemi patur asgjë. Është prishur konsensusi, po kërkohet të gjendet një rrugë që PD të jetë pjesë e reformës zgjedhore?
Ne e kemi bërë fare të qartë rrugën për të ecur përpara. Kemi marrë një përgjegjësi që në fakt nuk na takon ne, por i takon maxhorancës. Por siç e keni parë z. Rama e ka trajtuar këtë si një luks personal dhe mendon se duke u tallur apo duke krijuar procese falco dhe artificiale, do të arrijë të blejë pak më shumë kohë. Nuk arrin dot ta shesë sapunin për djathë. Kushtet e Bundestagut janë të qarta, reforma zgjedhore duhet të jetë me pjesëmarrje të të gjithë forcave politike dhe kjo reformë zgjedhore nuk duhet të kalojë vetëm në letër por të zbatohet. Që do të thotë për ne, zgjedhje të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje kushtetuese lokale.
Pas Berlinit, ju do të niseni ne SHBA. Cili është qëllimi i vizitës?
I gjithë kontakti im me faktorin ndërkombëtar, me partnerët tanë strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, vendet e tjera të BE, Hollandën, kanë një dhe vetëm një qëllim -dhënien fund të kësaj krize të tmerrshme politike, që është kthyer në një krizë ekonomike dhe sociale për shqiptarët dhe hapjen e horizontit për Shqipërinë europiane.
Ka lidhje kjo vizitë me financimet, siç ju kanë akuzuar kundërshtarët?
Po pse do të ketë lidhje me hetimet politike të Edi Ramës?
Kur dogjët mandatet, a ishit ju të vetëdijshëm se kjo rrugë e opozitës jashtë sistemit, do të ishte një rrugë e gjatë?
Pa diskutim!
Deri në 2021-shin?
Përpjekja jonë nuk është për pushtetin tonë personal. Përpjekja jonë nuk është për të shpejtuar rrugën e ardhjes në pushtet të PD. Përpjekja jonë është për të shkurtuar rrugën e vuajtjeve të shqiptarëve.
Ik o pirdhu !
Ti kryeministër ????
HARROJE !!
S’TA FALIM RRUGËN E KOMBIT, GJUMIN NË BASHKI
DHE GJAKUN E TË KATËRTVE TË BULEVARDIT !
C,na bere per te qeshur o Lule.Edhe 20 vjet Pd nuk vjen ne pushtet,per paaftesine dhe keqmenaxhimin e cdo situate.Sa te jete gjalle qoftelargu zero shans as 30 perqind ne cdo fushate zgjedhjesh.Jo se te tjeret kane reputacion ekselent,por juaji eshte afer zero,jeni te pabesueshem.
Ti o Lulish nuk je i zoti te lidhesh breket e tua e jo te behesh kryeminister.
E para-Votat nga ps-te jane bere gjithemon te ndersheme te drejta dhe te lira,por juve kjo nuk u intereson,se, edhe me vjedhje ti merni votat ju, i quani te ndershem.Pra te ndesheme, votimet do jene vetem kur te fitoni ju edhe pse te vjedhura.
E dyta-Zgjedhje te parakohsheme nuk do kete se evropa nuk hapi negociatat me shqiperine.Ato nuk u dhane nga lobimi dhe financimet marramendese qe beri opozita ne Evrope per te mos u hapur negociatat dhe ju ja arritet ketij qellimi.Mos hapja e negociatave,ishte e domosdoshme per ju qe te thoni se ato nuk u hapen per faj te Edi Rames dhe Rama sipas jush duhet te iki.Jo more jo ai nuk do iki se doni ju.Ai do jete kryeminister i perjetshem derisa ju te dini te silleni si njerez dhe jo si kafshe.
apo s’pyet ti per shqiptaret mer bythpalare i Sali Kermes
Ha ha ha,te plasi ty per shqiptaret.
Cfare trangulli te madh ka zgjedh saliu me te bijen
Moos.
Mu mbushen syte me lot gezimi e mallengjimi.
Lum ne qe te kemi.
Humbje kohe!
E kotë ti kërkosh edhe dorëheqjen Lulzim Bashës! Nuk është në gjendje.
Gjatë gjithë kësaj kohe në drejtim të PDsë, dëshmoi që ishte veçse një kukull në duart e Sali Berishës. I paaftë të imponojë një rrugë tjetër përveç berishizmit dhe të lërë gjurmën e tij politike si lider. Pasi hodhi në humnerë PDnë me urdhër të Berishës, duke dashur të tërheqë në humnerë gjithë Shqipërinë dhe pasi shkatërroi çdo lloj kredibiliteti me Perëndimin që e sheh si vegël të Berishës, politikan jo serioz, tekanjoz, të llastuar, të pandërgjegjshëm, irritues, aspak inteligjent dhe pa pikën e talentit, lidershipit, personalitetit dhe kurajos që i duhet një lideri, tani nuk na ngelet veçse të asistojmë në një humbje të tmerrshme kohe dhe një ripërtypje deri në vjellje të Bashës si një çimçakiz në gojën e opozitës që ka ngelur peng dhe pronë e Berishës, e paaftë të reformohet, të demokratizohet, të ofrojë alternativa moderne në vend të berishizmit, dhe që ka vendosur të shoqërojë Sali Berishën në arkivolin e tij.
Ngriva-shkriva e Bashës dhe riciklimi i tij pas çdo katastrofe dhe gomarrllëku që prodhon si vegël e Berishës, nuk i ndryshojnë asgjë politikës dhe opozitës shqiptare tashmë në greminë.
Sa i mirë ky Luli. Mendon vetëm për ne. Të paçim sa malet o lyl.
Ha ha ha ha ha ky njeri te ben te qeshesh dhe kur nuk te qeshet.Mendon per shqiptaret kur nuk la gur pa levizur dhe molotov e zjarr ne pŕotesta vetem qe te mos hapeshin negociatat.99% e shqiptareve jane me te mencur se ky kaqol qe do te shpetoje shqipetaret
Vetem pas reformes zgjedhore e pas krijimit te gjykates se larte,SPAK-ut e gjykates kushtetuesa atehere te shihet mundesia per dialog me PD zoti kryeminister I nderuar.Pjesmarrja PD ne reformen zgjedhore do te thote:zgjatje e me ne fund mos kryerje e kesaj reforme.Tashma ata jane jashte sistemit politik,rrjedhimisht do jene te tille deri ne zgjedhjet e reja.At kerkuan e at deshen,e per kete vetem ato jane fajtor.
Ik more bastard….te vjen keq per mua….fuck you…
Antishqiptari Berisha arriti qellimin perfundimtar Te shkaterrimit te PD.Nje zot e di ne se u ndihmua me rruge te nendheshme nga PS regressive apo ndonje force tjeter per destabilizimin e vendit dhe krizes qe pasoi.. Spastroi cdo element demokratik te PD dhe ndertoi nje varke shpetuese per Bashen,I cili mgjthate nuk mund te funksionoj pervece ne skenat kaotike te rruges.Ky teater politik dhe paaftesia e Bashese lodhi shoqerine deri ne mosbesim dhe humbjen e shpreses.Eshte ne doren e km te zgjidhe krizen ne rruge demokratike,si I vetmi qe pergjerohet sinqerisht per nje Shqiperise europiane….
LUL NE GHUHEN HOLLANDZE DO TE THOTE ” BIBILUSH”
KURE TE QANE ZEMRA EDHE TYVE QE NUKE LATE GURE PA LEVIZUR E MOLOTOVE PA PERDORUR QE TA SHKATRRONIT ATE VENDE ,LERE PASTAJ TA IMAGJINOSHE SE E BERE PER TE MIREN E POPULLIT.
MARRJA E JETEVE NUKE KANE NGJYRE POLITIKE LULZO LULZIMI,PORE JANE PERSONALE.PRANDAJ PERGJIGJU PER VDEKJEN E 4 PERSONAVE NE NGJARJEN E 21 JANARIR 2011,PASTAJ SHOHIM E BEJME.HIDHI NJE SY ANDEJ NGA SALIU ,SE ME DUKET SE KA NJE MENDJE TJETER.ME DUKET SE NUKE TE KA SHUME NE QEJFE.KA FILLUAR ME HUMBE BESIMIN TEKE TY , SI LULUSHKE E NJOME QE JE.
Te djeg shpirti ty per shqiptaret,hahahahahaha !!!