Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ka larguar nga detyra Aurel Voden, drejtor në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor, pas reagimeve ofenduese te bera ne profilin e tij ne Facebook, teksa mes te tjerash shante “Ato gratë dhe motrat ku ti keni”.
Por në një reagim të fundit, burri i zv.ministres së Punëve të Brendshme kërkon ndjesë publike teksa liston edhe pasurinë e tij modeste.
Voda shkruan se teni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.
Reagimi i plotë:
JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare.
Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH.
Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja.
Iu kërkoj falje edhe atyre.
Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai.
Po normal as erdhi Rama fillove pune….pse kshu do vazhdojme vetem me militants….nje pyetjekam la ngelur njeri ne administrate nga 1992?
Nuk pranohet kerkesa per falje!!!