Kryebashkiaku belg kryen aktin e rrallë, nuk lejon dëbimin e familjes shqiptare nga Belgjika duke shkelur ligjin

23 Tetor 2019, 12:46Sociale TEMA

Dashuria për një familje shqiptare ka bërë që kryetari i bashkisë së Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette të kryejë një akt të rralla.

Ai shkeli “ligjin”, duke udhëzuar policinë lokale që mos t’i bindeshin një urdhri dëbimi për këtë familje shqiptare e cila ishte vendosur në Charleroi prej 8 vitesh.

Portali “DH.be” shkruan se fëmijët u rritën atje, shkuan në shkollë edhe një tjetër lindi atje.

Por ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt vendosi ta riatdhesonte atë.

Një vendim që sipas medias belge, u pasua nga një demonstrim solidariteti javën e kaluar më 16 Tetor, në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër shpallën publikisht mbështetjen e tyre për këtë familje.

Kryebashkiaku i ri, njëherazi edhe president i Partisë Socialiste belge në Wallonia, nuk ka preferuar të zbatojë vendimin që dëbon familjen shqiptare.

“Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia”, deklaroi Magnette.  (TemA)

9 komente në “Kryebashkiaku belg kryen aktin e rrallë, nuk lejon dëbimin e familjes shqiptare nga Belgjika duke shkelur ligjin”

  1. asd says:

    Kjo quhet “koshience e larte ne detyre” Kete sens duhet te kene edhe njerezit e drejtesise shqiptare qe shpesh aplikojne ligjin qorrazi ose sipas frikerave politike. Eshte e qarte qe nuk e kam fjalen per ryshfetxhinjte. Ajo eshte kategori per burg.

  2. FLUTURA says:

    Shqiptaret jane njerez makina thote Konica..

  3. rexha 10 says:

    ESHTE ME TE VERTETE NJERI KOPETENTE ,NE KUPTIMIN QE I NJEHE MIRE DETYRAT E TIJE .DHE JO SI DISA BURROKRATE QE NUKE LEXOJNE DOTE SHKRIMIN E TYRE VENDOSIN VULAT VENDE E PA VENDE.NJA 10 KRYEBASHKIAKE TE KISHTE EUROPA SI PUNA E KETIJE ZOTRIJE DO TE SHENDRROHEJ NE NJE SHTETE I VETEM.SHIKONI SE CFARE BEHET NE ITALI.ITALIJA QE I HAPI KRAHET NE FILLIM TE GJITHEVE,TANI ESHTE NE DILEME SE SI DUHET VEPRUAR ME EMIGRANTET.SHQIPTARET JANE NJERZE QE INTEGROHEN SHUME SHPEJTEME LIGJET E VENDEVE TE EUROPES.MIRPO
    LIGJET E EUROPES JANE KAQE SHUME SA KONTRADIKTOJNE NJERI TJETRIN.

  4. Raimond vlonjati says:

    Humanizm i Kryebashkiakut i triumfoi mbi reptesine e ligjit

    Eshte tamam si humanizmi i Shqiptareve ne kohen e Luftes se dyte boterore , ku nen pushtimin nazist, i fshehen Hebrejte dhe italianet , ne menyre qe te mos arrestoheshin e ekzekutoheshin nga nazistet

    Kete humanizem e shoreh ne ekstrem
    kenga partizane :…” por ti nje plumb per mua kishe marre ‘

  5. Kim été says:

    Është bërë President i PS-së. (para disa ditësh). Belgjika ishte kundra negociatave për vëndin tonë, me këtë rast ata bëjnë të ditur që azilant ka. Dhe Presidenti i këshillit të BE-së që do zëvëndësoj Donald Tusk është anti shqiptar.

  6. Lexues says:

    Kjo quhet ndergjegje e larte ne detyre…

  7. qori says:

    sikur te ndodhte keshtu edhe ketu.

  8. eee says:

    Ne fakt ky sapo na ka bere demin me te madh, duke i thene Shqiptareve te tjer qe po te vene ne Belgjike e te kene me vete femije, e te bejne nja dy a tre aty, atehere do marin Azil!

  9. Olsi says:

    Ca jane keyo azile ore se u bem me keq se evgjitet e rumanise.Jane mbushur rruget e evropes me kurva cipeplasura nga shqiperia qe dalin rrugeve bythjashte.kurvat e vendeve te tjera e vene nje minifund.Na flliqen ju qifsha ropt.P o thone qe shqiptaret e kane ne kulturen e tyre te shesin femrat e shtepise.Sikur e kemi ne adn kurverimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje