Pjesë e celulës iraniane në Tiranë, si u lirua nga Gjin Gjoni trafikanti i heroinës që sot kërkohet për terrorizëm

23 Tetor 2019, 13:29Politika TEMA
Pjesë e celulës iraniane në Tiranë, si u lirua nga Gjin

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu doli ditën e sotme për të thënë se ishte zbuluar një celulë terroriste, të cilët në 2018 kishin pasur si qëllim të kryenin akt terrorist ndaj muhaxhedinëve.

Një emër i rëndësishëm, për të cilën foli Ardi Veliu është edhe Abdulselam Turgut, një emër i njohur për autoritet shqiptare, pasi në 2011 është arrestuar në Rinas.

Arrestimi në Rinas u bë për llogari të Drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se ka trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009.

Shtetasi turk, Abdulselam Turgut, ishte në kërkim në atë kohë edhe nga pesë shtete të Europës.

Pas arrestimit të shtetasi turk, prokuroria kishte paraqitur kërkesën në gjykatë për miratimin e arrestit ndaj Abdulselam Turgutit dhe caktimin e masës se përkohshme të sigurimit Arrest ne burg me afat 40 dite për efekt të ekstradimit të tij drejt shtetit gjerman.

Por, në një vendim të Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Gjin Gjoni, u vendos që shtetasi turk të lihet në “arrest shtëpie”, duke e detyruar që të qëndrojë në një banesë të marrë me qira nga ai në një pallat tek Kthesa e Kamzës.

Organet shqiptare te goditjes se krimit duhet te hetojne me detaje se cili ishte shqiptari i njohur, i cili ka qene ne te njejten qeli burgu ne Turqi per trafik heroine ne vitin 1998, dhe si e “strehoi” dhe e nxori jashte vendit pa u lagur.

Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por që shtetasi turk nuk është gjetur më në shtëpi.

Abdulselam Turguti përfitoi nga ky vendim i Gjykatës së Apelit, me kryesues Gjin Gjonin, për t’u arratisur nga Shqipëria me identitet tjetër.

Edhe pse Prokuroria kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit, kjo e fundit në vitin 2012, në një vendim me Gani Dizdarin kryesues, dhe katër anëtarë Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, gjykuan se vendimi Gjykatës së Apelit kishte qenë i ligjshëm me masën ‘arrest shtëpie’ për turkun një vit më parë.

22 komente në “Pjesë e celulës iraniane në Tiranë, si u lirua nga Gjin Gjoni trafikanti i heroinës që sot kërkohet për terrorizëm”

  1. Koba says:

    Po çfare prisni o Prekurore??? Gjin Gjoni duhet urgjentisht te ndalohet dhe te denohet .Me siguri ka marre Rryshfet te Majme!!!.

    1. ben says:

      Gjin gjoni
      Emrin e vertete nuk e ka keshtu, ky ka qene qe I vogel spiun u iranit. Emrin gjin si katolik e ka vendosur per kamuflim.
      Ky iranian I ndyre e dinte qe ky turku ishte I lidhur me iranianet me fije te padukshme, dhe mqs lartegjatesia e tij do merte gjithe jevgjit e iranit ne shqiperi e liroi turkun per te prishur mardheniet e shkelqyera me sorosin dhe zbatimin e reformes ne drejtesi.
      Nuk thuhet publikisht por 1 nga kushtet e vendosura nga BE eshte qe gjin gjonit ti ndrohet emri. Me berjen e kesaj reforme te thelle shqiperia ploteson edhe kushtin e fundit per BE.
      Per kete ka dijeni edhe shefi I cia per ballkanin por qe punon nen kamuflim si gazetar me emrin artan hoxha.

  2. shqip says:

    E kerkuan Abdylin e Turgutit, po ai kishe varur çorapet te dera dhe kishte ik. Sh bukur. Tani vendin e atij turkut ta zere Zhin Zhoni bashke me ato Fullanet e Ganirat. He pra, vetingu. Mos ju hakerroni Marroni kot. Po fusni brenda nja tre,kater mije funksionare, dhe Makroni te thote urdhero, futu ti ne vendin tim.

  3. Shqupi says:

    Ka pra dhuratat florinjt e paray e ketij dhiako bashk me gruan gjakpires

  4. Reformat pa afat jane si vakti i darkes i shtruar ne 7 te mengjesit says:

    Drejtesia e nje vendi eshte e pavarur por njekohesisht shembulltyre e pushtetit.Ne kohen e Saliut drejtesia kishte te njejten qasje ndaj krimit si Saliu vete.Po keshtu ne kohen e Enverit. Sot drejtesia eshte shembulltyre e Rames.Fakti qe Gjin Gjonet nuk denohen eshte pasqyra e asaj se c qendrim mban Rama ndaj tyre…Ne thelb ai nxjerr fleterufe ne gazeta por s merr asnje mase,ndeshkim me ligj ndaj tyre….Ky eshte Edi Rama, ky eshte reflektimi i qendrimit te tij ne drejtesi:bej sikur i lufton po nxirri te pafajshem.
    Edi Rama je deshtim ne reformimin dhe aplikimin e drejtesise .Reformat pa afate s ndihmojne askend. E perseris je deshtak ne kete drejtim.
    Do te zgjidhesh ceshtjen e pronave,zgjidhe per 5 vjet perndyshe degradon,do te besh reforme ne drejtesi,mos kalo 5 vjet se degradon….Mund te tingulloje si model komunist por 5 vjet jane shume per nje rreforme ne nje vend me popullsi sa nje qytet .
    Nuk mjafton gishti kunder nje prokurori te lidhur me krimin.Nese qeveria kap lepurin me qere nuk kap dot nje dykembesh?Je me fat qe ke Lulin kundershtar…

  5. Pilafi says:

    Xhin Xhoni është anëtar me të drejta të plot a i celulës i propozuar kohët e fundit kryetari saj. Nag kush prisni që ta arrestojë. Janë frikacakë, se çfarë provash presin se kuptojmë.

  6. Alfred. says:

    A po e kuptoni te dashur Shqiptare se banditet e 97 jane shume me te ndershem se bandat e sotme qe jane rehabilituar neper zyrat e prokurorise dhe neper podiumet e gjukatave…a e kuptoni se cfare rrezikshmerie sjellin keta prokurore dhe gjykates….ai banditi I 97 eshte me I ndershem se Ralf Gjoni, sepse ka dale ne rruge per te vjedhur para per arsye se nuk ka nje rroge,nuk ka shkolle nuk ka buke ne shtepi…po keta rrogetare shteti per c’arsye grabitin para nga hallexhinjte…dhe me gjakftohtesine me te madhe…burgu eshte parajse per Ralf Gjonat e Artan Gjermenat e Albert Mecet si dhe per prokuror mafioz te tipit Julian Zonja…hapuani letrat dhe shikoni se cfare krimesh kane bere ne emer te parase duke shfrytezuar ligjin dhe besimin e shtetit.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yes sir..

  7. Roberto says:

    Gjithmone ne Shqiperi behen publike ngjarje kriminale bile tregohen me emra edhe cilet jane ata qe i kane liruar apo qe i kane suportuar me menyrat nga me te ndryshmet. Me kete Gjin Gjonin keni kohe qe merreni por asnje gjemb nuk po shohim ti hyje ne kembe. I gjithe ai grupi i permendur ne kete shkrim ka qene aktiv ne ngjarje te tilla ku levizin qindra-mijra dhe miliona $. Pse kaq e rastesishme qenka qe ky grup dhe shume te tjere kane vene dhjam per dhjetra e dhjetra vjet???? Mos nxirrni emra dhe ngjarje por arrestoni,gjykoni dhe denoni per keto krime si dhe sekuestroni pasurite qe i kane vene me pa te drejte.

  8. Miku says:

    Keta kane te gjithe te dhjere, te majte dhe te djathte, poletikan e gazekare investigativ.Keta jane te lidhur me krimin e paguan krimi, tani bejn temirin pas 1 vit e gjysem.Ku oshte ky koke rjepuri qe ta riante arrest shtepie? Ku i kishte ky koke rjepuri policet e kufirit?Ky dhe ai Gjini jane shoket e keti krimineli se bashki me gazekaret qe hiqen birra te mire

  9. Parashikuesi says:

    Ne burg me Turgutin ne Turqi ka qene Xhemajl Pasmaqiu, qe ne pas e nderroi emrin ne Ylli Ndroqi dhe bleu per hesap te Ilir Metes tv Oea News ?

    Ylli e ndihmoi Turgutin te ike nga Tirana dhe ai e pagoi Gbin Gjonin dhe dy gjykates te tjere qe ta lene ne arrest shtepi. Kto i din edhe prokuroria edhe SHIK-ku, po kujt i plasi.

  10. Aferdita says:

    Talleni apo te gjithve u nxjerr gjuhen i molepsuri Gjin Gjoni. Nuk e shihni cben bashk me te shoqen per tendra te cuditshem. Shteti, nese do te kish, duhet tu tregonte vendin ketyre hajdutve.

  11. Shqiptari says:

    Arrestojini sa me pare keta bandite te paskrupullt qe bejne pjese jo ne sistemin e drejtesise por ne sistemin e hajduterise.

  12. Tropo says:

    Shtet muti….pjelle berishjane….fuck

  13. mufiti says:

    Gjini me siguri qe me dike i ka ndare ato para, prandaj dhe sot e kesaj dite ky dhe shum si ky ne apel, bejne si tua doje kokrra e qefit. Gjini si kryetar gjyjate pat arritur kulmin ku bashke me zegjinen arriten te lerojne vrases, po po vrases, shikoni dosjet nga 2012 e ketej, do te shikoni skandale ne perputhje ne ligjin apo kodin penal. Sot, sikur s’ka ndodhur asgje, bashkeshorti zegjines konkuron ne majen e drejtesise, ku dhe ky me histori te çuditeshme ne pozicionin e prokurorit te pergjitheshem. Nuk besojme se ky shtet do behet, keta do riciklojne njeri tjetrin sepse interesat hane deri aty sa i kalojne ato njerezoret. Boll ma me ito lajme, nuk po i han kurkush, se Gjin Gjoni , tu rrojt si rrush e si ban dot gja kurkush.

  14. Lulzim says:

    Te arrestohet Gjin Gjoni !!!!!!!!!!!!

  15. Zani says:

    Zin Zoni I PD KRRIMIT !!! Xin Xoni I PD NARKO-TRAFIKUT !!! Xhin Xhoni I PD BANDITËRISË !! Gijn Gjoni I PD HAJDUTËRISË !! Gjin Gjoni I PD KUSARISË dhe PLAÇKITJES , që kërkon “Pushtet” për tu “RICIKLUAR” përsëri mbas 3 Dekadash VRASJE , VJEDHJE , KRRIM , DROGË , TRADHËTI , TERRORIZËM dhe KRYEHAJDUTËRI !!!!!

  16. Sigurimi says:

    Jo po palloshi i gjate thote se e ks fajin makroni dhe europa ne i kemi. Bo detyrat. Thote i ke bo vetem ne leter o legen kapi pra arrestoji kto gjykatesa apo arresto ndonje polic ti dhe thua po luftojme krimin dhe korrupsionin do te futesh edhe ne europe

  17. Hajmeli says:

    Gjim Gjoni ni katnar i humbur pa brek ne byth u ba tak fak pasanik me ore kartier e me xhingla mingla.

  18. Prokurori says:

    Gjin Gjonit i dha dy vjet leje lindje Lke Floriri qe te mund te shkonte ne Gjermani dhe t’i shpetonte veteingur. Ketu mmuti ka marre rruget dhe nuk ka burre nene qe te mund ta sjelle ne islla. Ketu jane qe te gjithe Gjin Gjoner.

  19. h says:

    Kur degjoj emrin e ketij degjenerate dhe malokut,
    humb çdo shpresë për të ardhmen e shqipërisë.

  20. shezo says:

    Ne shqiperi e korrupton paraja gjykaten e krimeve te renda mln dollar mur u dhane e lane te lire turkun kete gje edim te gjith te akuzohet ne 5 shtete nga interpoli nderkombetar dhe te vesh ta lejosh te dali me arrest shtepie kjo gje esht te vesh duart ne kok jo 1 ton por 1.6 ton akuzohet nga federata gjermane ne gjermani cit iahin ata gjyqtar qe e liruan kete person pse nuk dalin ku esht shteti ne shqipri ska me shtet jo kan ikur te ham sa te hame deri sa te jemi ne detyr thon dhe ekan mir se nje her uvjen lepuri ne shteg jo dy her cila gjykat eka marur per siper kete person ku jane sot ata gjyqtar ajane te lir normale qe po han pilaf me mish rrugeve pine birra normale vidh te vjedhim kjo pune kush esht me izoti amerik ha e mer dhe ike paraja bene çdo gje.sot kete edim te gjith ata qe vjedhin nga nje çik korent ne shtet brenda direkt 1 vit burg dhe nje mln lek gjob ose ata qe jan bosa as nje dit burg dhe ata qe jan trafik nderkombetar kokaine heroine ata jan gangestera te medhenje hallalle i qoft gjeti beri .shteti duhet te jap llogari para drejtsis prokuror gjyqtar te gjith para ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje