E nominuara e SHBA për ambasadore në Shqipëri, seancë dëgjimore në Senat

23 Tetor 2019, 10:49Politika TEMA

Senati amerikan ka caktuar datën e seancës dëgjimore me të nominuarën e presidentit Donald Trump për ambasadore në Shqipëri.

Burime diplomatike i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se e nominuara Yuri Kim do të përballet me Senatin më 29 tetor 2019.

Nëse pas kësaj seance dëgjimore Senati do t’i japë dritë jeshile, atëherë me gjase fillimi i vitit 2020 do ta gjej zonjën Yuri Kim si ambasadore në Tiranë.

Yuri Kim është zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n.

Ajo ka qenë shefe e Shtabit të sëvendës-sekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Kim ka qenë konsulle Politike në Ankara dhe në Bagdad dhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synojnë denuklearizimin të Koresë së Veriut.

Që prej majit të 2018-ës, Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu.

1 komente në “E nominuara e SHBA për ambasadore në Shqipëri, seancë dëgjimore në Senat”

  1. Tin Tin says:

    Nga 350 milione amerikane,vetem per nje gjejne gjithmone indokineza ,Ne nuk jemi shtet I azise ne jena Turq si komb e,nuk ka asnje ambassador te tille ne Evrope.Boll me pasuesit e Donald Hus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje