Rasti i Xhevat Hanës, prokurorit që kishte në duar dosjen hetimore për zhdukjen e Remzi Hoxhës, tërhoqi vëmendje edhe te autoritetet e shtetit italian, ku ai u transportua për mjekim në atë kohë.
“Aty ku ndodhej shtrati Xhevat Hanës kanë shkuar pjestarë të autoriteteve italiane, kryesisht sektori antimafia.
Por familjarët e tij të mbetur dhe pambështetje nuk kishin mudësi të luftonin me një shtet të tërë”, tregon gazetari Artan Hoxha.
Pas vdekjes së Hanës, dosjen për hetimin e zhdukjes së Remzi Hoxhës e merr prokurorja Elisabeta Imeraj.
Ajo kërkoi në Gjykatë, pafajësi për Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin për akuzën e “Rrëmbimit të personit”.
Gjykata vlerësoi nga ana e saj se prokurorja ka vepruar në kundërshtim me ligjin procedural pasi nuk ka tagër të tërheq akuzat në këtë moment të procesit.
Gjykata mbajti qëndrimin se ata duheshin dënuar për “veprime arbitrare”, por në fund pushoi çështjen pasi vepra e re ishte amnistuar.
Po ashtu, Imeraj kërkoi riklasifikimin e akuzës tjetër që rëndonte ndaj të pandehurve, nga “Tortura me pasoja të Rënda”, në “Tortura”.
Kjo akuzë e re ishte amnistuar dhe kështu Koldashi dhe Sefgjini, i shpëtuan burgut. Në apel, ata u shpallën të pafajshëm.
Kujtojmë se gjatë procesit ndaj tij, Sefgjini fillimisht ishte drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve e më pas drejtor i Shërbimit të Provës.
I vetmi që u dënua me akuzën e “Torturës me pasoja të Rënda”, ishte Ilir Kumbaro, që në fakt ishte në arrati. Ai u dënua me 15 vite burg, nga 13 që kërkoi prokurorja Imeraj.
Po mire Pse nuk merret si e pandehur Prekurorja Imeraj?? Nje saliste e Sprovuar???
Dhe kjo elisabeta imeraj ka kaluar vetingun. Vreshtat rusjne ata te vetingut apo lexojne?? Hajde veting hajde
mos harroni se sot kjo Elisabeta eshte ne krye te luftes me krimin, kryeprokurore e Tiranes me ferman te Artes se Ulsiut te Edvinit!
Sali berishovici eshte strumbullari spiun ordiner i serbise aq legen ishte sa nuk pranonin ta takonin as oficere te zbulimit serb por ordinere te tipit te arkanit e vellait te tij.Mjere ky popull idiot e mjere keta legene te shikut e prokurorise qe hane buken kot
E keni marre e postur copy paste lajmin.te pakten tregoni burimin (ate qe keni kopjuar).pseudo-gazetare