Astrit Patozi nuk kursen kritikat: Nuk e meritojmë hapjen e negociatave, jemi vend gjysmagjel

22 Tetor 2019, 22:35Politika TEMA

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se vendi ynë nuk e meriton hapjen e negociatave, edhe nëse vendet anëtare do të kishin marrë një pozitiv. Gjatë një interviste në “ABC News”, ai tha se shqiptarët qeverisen më keq se para disa viteve.

“Unë mendoj që edhe në rast se zonja Merkel do ta bindte Macron, për arsyet e brendshme të Brukselit që ta mbyllte një sy dhe të hapeshin negociatat, ne sërish nuk do të ishim të çliruar sepse ne nuk e meritojmë hapjen e negociatave.

Mjafton ta shikosh nga Hëna me teleskop dhe të thuash që kurrë nuk mund të jetë anëtare e BE. Ne jemi një vend që nuk bëjmë zgjedhje.

Ne jemi sot një gjysmagjel vend. Kemi një qeveri që ushtron një pushtet që nuk e takon. Kemi një opozitë të ikur nga sistemi. Kemi një president në fije të perit.

Një vend krejtësisht anormal. E them me shumë dhimbje por sot mund ta them me plot gojën që shqiptarët vishen më mirë, hanë më mirë, ndoshta lahen më shpesh por qeverisen më keq se para 10 apo 15 vjetësh. Kjo krizë politike është e pashembullt”, tha ai.

Për sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, Patozi tha se qeveria jonë nuk e njeh përgjegjësinë.

“Nuk e di duhet ta çonte apo jo. Po të isha vetë që nga Brukseli do thosha që jam gati për zgjedhje të parakohshme. Ne jemi në një truall tjetër.

Nuk e njeh këtë përgjegjësi. Minimumi që mund të thoshte meqenëse vendet anëtare kishin problematikat e tyre, por qeveria jonë ndihet përgjegjëse për sa i takon.

Dhe një ndjesë të fortë për të gjitha arsyet. Ndonjëherë qeveritë japin dorëheqje për aksidente”, u shpreh kreu i Bindjes Demokratike.

13 komente në “Astrit Patozi nuk kursen kritikat: Nuk e meritojmë hapjen e negociatave, jemi vend gjysmagjel”

  1. Dada says:

    kafshe per inat te edi rames thone keshtu

    1. Raimond vlonjati says:

      C’eshte ky hajvan i qelbur
      Po t e jete per kushtet gjysma e BE-se nuk i ploteson, por asnjeri nga ata nuk thote qe , nuk e meritojme te jemi aty

  2. Lona says:

    PSICOLOGI FSHATARI KISHA MENDIMIN QE KY ISHTE NDRYSHE PO QENKA BERRISHA NE 2

  3. Ilir says:

    Ti je nje kaposh gollak, me cfare kurajo perbuz nje popull se po te mban me buke o karagjoz

  4. ndrea says:

    Astrit fshatari akoma nu je bere qytetare pavarsisht se gruan e nderove lekuren nuk e nderon dot.
    Sa te kete ne kete vend politikane te tipit tend ky vend mbrapa do shkoi.

  5. turi says:

    ik mor mut, shko luj kumar se aq di te besh ti

  6. mali cikes says:

    a pordhoz, ti fol per veten tende. ti sigurisht qe nuk e meriton europen. ti meriton vetem halene.
    sepse ti je nje qen qe ke ngelur pa zot – te ka leshuar saliu ti leh kuturu.
    ndersa shqiperia e ka vendin ne europe, sic e konfirmuan zonje merkel me shoke.

  7. taras bulba says:

    Nuk te perbuz , thjesht thote te verteten, eshte shume e drejte te dhembi ashtu dhe mua , ajo eshte, ske cben , ne te shumten e rasteve e drejta nuk eshte e pelqyeshme , dhe thuet nga njerez qe ndoshta nuk i pelqen ,personalisht dhe mua Patozi nuk me frymezon per asnje gje , ai tha te verteten ama , na pelqen apo jo nga nje here e verteta thuhet nga njerez qe nuk na pelqen dhe bashke me imazhin e personit godasim padrejtesisht dhe ate ……….

  8. Shpellar lab lal laluc malok says:

    Urime Pazot,te erdhen mendet ma n’fund…..Shko pastro halet e ripjerdhjes e ridhjerjes….!

  9. Llaman says:

    Kori i gabuar i kritizereve qe mbeshtesin moshapjen e negociatave niset nga premisa negative. Pikerisht sepse duhet rregulluar sistemi duhen hapur negociatat, sepse ato jane e vetemja leve qe Europa ka per te detyruar politikanet te behet shtet ligjor. Kete e di dhe bufi! A thua se Patozi eshte me buf se bufi?

  10. pjeter says:

    Normale o Patoz,nuk te prodhoi asgje pozicioni i ri.Edhte me mire te ktheheni ne baze,atje ku e keni vendin,ne shpellen e djajve.Kapuni pas boleve te Makronit,se ndoshta ju ndryshon rrjedhen qe keni marre.

  11. luani says:

    Ke plotesisht te drejte or Patoz ,si ty nuk gjene te dyte ne Europe!

  12. the american says:

    ku ishte ky kur pedeja vidhte votat, vriste njerez & zhdukte provae deshmitare?
    ishte pjese e makinerise. nuk e a hapi asnjehere tyten per gjera te tilla. kur e hodhen tutje pasi e shtrydhen, tani ne ben parimorin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje